
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja në Kombinat mbrëmjen e sotme. Një efektiv policie tregoi për Report TV ngjarjen, pasi pa të gjithë skenën si ndodhi. "Dritat u fikën me qëllim për të mos pasur rrezik. Në pikën e karburantit ka qenë një tricikël që po merrte karburant, në moment ka ardhur motori dhe ka këputur pistoletën e gazit, për pasojë ka pasur shkëndija zjarri dhe u përhapën flakët" tha ai për Report Tv.
Lajmi kryesor:
Motori përplasi depozitën! Shpërthen në flakë karburanti në Kombinat, s'ka të lënduar (PAMJET E ZJARRIT)











