Një foto e publikuar nga faqja “Jeta Osh Qef” në rrjetin social Facebook, tregon momentin kur një punonjës policie shoqëron një të moshuar në semafor. Efektivi i rrugores ka “lënë” për pak sekonda detyrën e tij dhe përmes trafikut të dendur pranë Bankës së Shqipërisë, ka përcjellë në anën tjetër të rrugës, të moshuarin.
 
E njëjta foto është postuar edhe nga Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili shkruan se ky gjest është me shumë vlera për policinë. “Gjeste të vogla, por me shumë vlerë për Policinë në shërbim të qytetarit #policiaqëduam”, shkruan Tahiri në Facebook.