Polici vret afroamerikanin 
shpërthejnë protestat në SHBA

Polici vret afroamerikanin <br />shpërthejnë protestat në SHBA
Të paktën 12 policë mbetën të plagosur gjatë protestave të dhunshme që shpërthyen ne Charlotte në Karolinë e Veriut.  Përleshjet u regjistruan pak orë pasi një agjent vrau me pistoletë një afroamerikan.  Mediat shkruajnë  se polici edhe ai afroamerikan ka vrarë 43 vjecarin  pasi ishte i armatosur dhe përbënte rrezikshmëri të lartë shoqërore . Ndwrsa familjarët e të ndjerit thonë se ai kish në dorë një libër  dhe jo një armë.

Pak orë pas ngjarjes , protesuesit u mblodhën në shtëpinë  e të vrarit duke mbajtur në duart postera dhe thërrisnin” Duart lart, Mos qwlloni, Jo drejtësi, Jo paqe. “   

Gjatë konfrontimit me manifestuesit u plagosën me gurë  edhe 12 agjentët të cilët sipas deklaratës së policisë  po kryenin detyrën për të mbrojtur komunitetin nga protestuesit.  Por mediat lokale bëjnë me dije se janë plagosur edhe civilë, pasi oficerët e policisë kanë lëshuar gaz lotsjellës. Një pjesë e manifetsuesve kanë shkatërruar edhe makinat e policisë.
 
Shpesh herë SHBA përfshihet nga ngjarje të dhunshme ku në qendër të vëmendjes janë aksionet e policisë ndaj afroamerikanëve dhe reagimet e tyre të cilat përfundojnë me protesta të dhunshme. 

protesta ne shba
protesta ne shba
protesta ne shba
protesta ne shba
 Foto të tjera..

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Hamas zgjedh liderin e ri! Yahya Sinwar, arkitekti që udhëhoqi sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit

Hamas zgjedh liderin e ri! Yahya Sinwar, arkitekti që udhëhoqi sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit