Policia : 10 mijë dollarë
kush tregon autorët

VLORË -Policia e Vlorës ka vënë në dispizion një shumë prej 10 mijë dollarësh për identifikimin e atuorëve të vjedhjes mesditën e sotme të një banke në afërsi të Skelës.
Policia konfirmoi zyrtarisht se sot rreth orës 11:00 në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Vlorë është marrë njoftim se po tentohet të vidhet filiali i Raiffeisen që ndodhet në zonën e Skelës.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 3 persona të maskuar dhe të pajisur me armë zjarri kanë hyrë brenda në bankë. Njëri prej tyre ka qëlluar me armë duke plagosur punonjësin e sigurisë së brendshme shtetasin V. T., i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas deklaratës zyrtare të bluve të Vlorës, menjëherë më pas personat janë larguar në drejtim të paditur pa mundur që të marrin asnjë vlerë monetare nga banka.
Kësisoj, Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë në lidhje me këtë ngjarje ka vënë në dispozicion numrin e telefoni 06941 05 397 si dhe shumën prej 10 000 $ (dhjetë mijë dollarë) për çdo qytetar që jep informacion që con në identifikimin apo kapjen e autorëve.

(aq/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën