Gjatë këtij aksioni policia ka pikasur disa persona të paidentifikuar të cilët janë larguar me shpejtësi duke hedhur në ferra dy armë zjarri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale
• një Pushkë model 56 kalibër 7.62 mm pa fishekë dhe
• një Snajper model 56 kalibër 7.62 mm me një krëhër me dy fishekë.
Vështirësia me të cilën po përballet policia në këto aksione është identifikimi dhe kapja e kultivuesve të drogës, pasi lënda narkotike kultivohet përgjithësisht në toka në zona të thella malore të cilat janë pa pronarë.


Policia e Krujës thotë përmes një njoftimi zyrtar se po vazhdon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Ndërkohë, në një operacion tjetër në fshatin Shiezë në vendin e quajtur ”Kroi Gjarpërit” u zbuluan 2 parcela me rreth 1333 rrënjë bimë narkotike me lartësi 120-180 cm. Vijon puna e policisë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
