Policia aksion gjatë natës në Tiranë, arrestohen 3 persona, njëri prej tyre në kërkim nga Italia (VIDEO)

TIRANË- Forcat policore kanë zhvilluar një operacion gjatë natës në kryeqytet ku janë verifikuar dhe kontrolluar 129 persona,  77 mjete dhe kanë arrestuar 3 persona.

Një prej të arrestuarve, i identifikuar si Aleksandër Demiri, 43 vjeç, banues në Vilebashtovë, për të cilin ka një urdhër arresti nga Italia. Ndaj 43-vjeçarit, Gjykata e Milanos ka lëshuar një urdhër arresti Ndërkombëtar për veprat penale “Shkelje e ligjit mbi drogërat”, shkelje kjo që mund të dënohet maksimumi me 20 vite burg.

Po gjatë kontrolleve, në prangat e policisë kanë rënë edhe:  Besim Zika, 48 vjeç, banues në Tiranë,i dënuar me 9 vite burg, për “Kultivim i lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale dhe e organizatave kriminale” dhe  Klandio Metra, 23 vjeç, banues në Tiranë, të cilit iu gjet dhe bllokua një shufër metalike.

Njoftimi i policisë:

Tiranë - Kontrolle për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.

Kontrollet nga Forca e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve pranë D.V.P. Tiranë të kryera gjatës natës dhe ditës së sotme.

Gjatë kontrolleve arrestohet përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, kapet një shtetas në kërkim kombëtar i dënuar me 9 vite burg nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, si dhe arrestohet një 23 vjeçar për “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

Janë verifikuar dhe kontrolluar 129 persona dhe 77 mjete.

Forca e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit dhe Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve pranë D.V.P. Tiranë në kuadër të planit të masave të hartuar për "Kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale", gjatë kontrolleve të ushtruara në akset rrugore të Kryeqytetit në bashkëpunim me Interpol Tirana arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar :

- Aleksandër Demiri, 43 vjeç, banues në Vilebashtovë, Kavajë, pasi Gjykata e Milanos ka lëshuar ndaj këtij shtetasi Urdhër Arresti Ndërkombëtar për veprat penale “Shkelje e ligjit mbi drogërat”, parashikuar nga nenet 110 dhe 81 të Kodit Penal Italian, ku maksimumi i dënimit është 20 vite burg.

Po gjatë kontrolleve të ushtruara u kap shtetasi në kërkim :

- Besim Zika, 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 9 vite burg, për veprat penale “Kultivim i lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale dhe e organizatave kriminale”, të parashikuara nga nenet 284/1, 28/4 , 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal.

Si dhe u arrestua për “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”, shtetasi :

- Klandio Metra, 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Irfan Tomini”, iu gjet dhe bllokua një shufër metalike.

Kontrollet do vijojnë në gjithë Qarkun e Tiranë për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

Materialet proceduriale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë