PRISHTINE.- Pjesëtarët e Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës kanë ndërmarrë të enjten në mbrëmje një operacion të gjerë në kuadër të luftës kundër drogës dhe armëve, duke kontrolluar shumë lokale në veri të këtij qyteti.
Sipas KosovaPress, në këtë operacion kanë marrë pjesë një numër i madh policësh, të drejtuar nga shefi i policisë për rajonin e veriut, Zhelko Bojiq.
"Policia realizoi një operacion i sinkronizuar që po zhvillohet nëpër shumë qytete. Në këtë operacion kanë marrë pjese njësiti i specializuar kundër narkotikëve, njësia speciale për reagime të shpejta, si dhe njësiti rajonal i hetuesisë nga veriu i Mitrovicës. Gjatë realizimit të këtij operacioni nuk është shënuar asnjë problem, që do të thotë se policët kanë kryer në mënyrë profesionale punën e tyre", theksoi Bojiq për KosovaPress.
Ndërsa zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Besim Hoti, e vlerësoi të suksesshëm aksionin policor, duke thënë se ndonese nuk është gjetur drogë, armë apo diçka të ngjajshme, aksioni ka përçuar mesazhin tek qytetarët.
"Është me rëndësi se tek qytetarët është përçuar mesazh i qartë, përsa i përket parandalimit të veprave të ndryshme penale", ka thënë për Kosovapress Hoti.
Një zyrtar policor nga stacioni i policisë në veri, i cili ka preferuar që të jete anonim, tha për KosovaPress se "policia është më e vendosur se kurrë që t'i shkatërrojë të gjitha bandat, grupet kriminale dhe rrjetet e organizuara të drogës të cilët po i bëjnë dëm qytetarëve"./ATSH/
/Shqiptarja.com