Policia e Vlorës mbrëmjen e sotme ka zhvilluar një operacion në fshtrat Armen Babicë Peshkëpi për personat e shpallur në kërkim.

Gjatë kontrolleve policia ka arrestuar një person në Armen për armëmbajtje pa leje.

Operacioni po vijon në disa fsshtra për persona te shpallur në kërkim. Disa ditë më parë operacione për të shpallurit në kërkim janë zhvilluar në Elbasan  dhe në Durrës.