VLORË- Policia e Vlorës dhe Seksioni i Krimeve kanë zbarkuar mbrëmjen e sotme në një pallat në qytet pranë Shtëpisë së Oficerëve në Vlorë.
Blutë e qytetit bregdetar por kryejnë po kontrolle për një person në kërkim, por nuk dihet ende se kush është pasi nuk ka asnjë informacion. Kontrollet po kryhen në katin e pestë të një pallati.
Mësohet se efektivët kanë goditur derën, por kanë kryer edhe kontrolle në pallatin në fjalë. Në ndihmë kanë shkuar edhe forcat zjarrfikëse për hapjen e derës në fjalë.
Komento