Policia e Vlorës ka arrestuar në hyrje të qytetit të Tepelenës biznesmenin e njohur të ndërtimit Alban Xhillari (ne foto). Ky i fundit është përfshirë në një sherr me një biznesmen tjetër nga Vlora, me të cilin kanë ndërtuar një pallat 11 katësh prapa stadiumit të ekipit të futbollit “Flamurtari”. Duket se shkak i këtij konflikti mes Xhillarit dhe biznesmenit Krenar Cena ka qënë ndarja e apartamenteve që do të shiteshin në pallatin e ndërtuar në qytetin e Vlorës.
Palët nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje dhe të respektojnë kontratën e lidhur mes njëri-tjetrit dhe nisur nga kjo situatë, biznesmeni Alban Xhillari së bashku me truprojat e tij, ka udhëtuar dy ditë më parë në drejtim të Vlorës me dy automjeti të tipit BMW X6 dhe një foristradë tip “Ford” e modelit amerikan. I informuar mbi këtë takim, edhe biznesmeni Krenar Cela ka mbledhur bashkëpuntorët e tij dhe së bashku me Xhillarin kanë lënë takim në një nga kafet që ndodhet në lagjen “Pavarësia”, në Vlorë. Gjatë diskutimit Xhillari dhe Cena, kanë filluar të debatojnë lidhur me ndarjen e apartamenteve të pallatit, duke bërë që sheri të degjenerojë në përdorimin e armëve, të cilat, sipas policisë së Vlorës, mendohet se janë përdorur nga Alban Xhillari dhe truprojat e tij që e shoqëronin. Si rezultat i kësaj përplasjeje kanë mbetur të plagosur katër shtetas dhe pas krimit Xhillari dhe bodigardët e tij janë larguar në drejtim të Tepelenës, në tentativë për ti shpëtuar prangave të policisë.
Ende policia e Vlorës nuk ka një dinamikë të saktë se si ka ndodhur krimi, por pritet që në ditët në vazhdim të kryhet një skemë që tregon konfliktin me armë.
PLAGOSJA E 4 PERSONAVE
Ngjarja është rregjistruar në orën 20:00, kur në sallën opeprative të policisë së Vlorës ka mbëritur një telefonatë ku njoftonte se një grup personash kishin mbetur të plagosur, pas disa të shtëna me armë në lagjen “Pavarësia”. Në vendgjarje kanë shkuar me shpejtësi efektivë të policisë së këtij qyteti, ndërkohë që pas marrjes së dëshmisë së personave të plagosur, forcat e policisë janë vënë në ndjekje të dy automjeteve, ku udhëtonin shtetasit Alban Xhillari 42-vjeç dhe bodigardët e tij, shtetasit Edmond Berisha 36-vjeç, Gentian Kola 32-vjeç, vëllai i tij Artan Kola 38-vjeç, Ardian Rexhepi 31-vjeç si dhe shtetasi nga Vlora Panajot Zoto 46-vjeç. Sipas policisë biznesmeni Xhillari dhe Edmond Berisha, udhëtonin në automjetin tip BMW X6, ndërsa personat e tjerë në një foristradë tip “Ford” e modelit amerikan. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes por edhe të plagosurit, dy biznesmenët Cena dhe Xhillari ishin duke pirë kafe, kur papritmas ata kanë filluar të konfliktohen njëri me tjetrin. Nisur nga kjo situatë kanë ndërhyrë bodigardët e dy biznesmenëve, ku mendohet se ata të Xhillarit kanë hapur zjar në drejtim të biznesmenit Krenar Cena, dhe personave që shoqëronin atë, Hiqmet Çobaj 46-vjeç, Përparim Molla 40-vjeç dhe Qemal Dedja 43-vjeç. Gjatë goditjes me armë këta persona kanë mbetur të plagosur në pjesë të ndryshme të trupit, si në këmbë, duar dhe se aktualisht ndodhen të shtruar në spitalin e Vlorës dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Në vendgjarje policia ka sekuestruar dhjetëra gëzhoja pistolete, ndërkohë që mendohet se kanë qënë katër armë që kanë qëlluar dhe jo një e vetme, të cilën gjatë operacionit për kapjen e biznesmenit Xhillari, policia e ka sekuestruar në makinën e tij që u ndalua në hyrje të qytetit të Tepelenës.
ARRESTIMI I AUTOREVE
Nisur nga fakti i largimit të autorëve të krimit dhe plagosjes së katër personave, policia e Vlorës ka ngritur dy grupe pune, të përbërë nga rreth 50 efektiva të policisë. Një grup është caktuar me detyrë në administrimin e provave në vendgjarje, ndërsa një grup tjetër i përbërë edhe nga efektivë të Grupit të Operacioneve Speciale është vënë në ndjekje të autorëve të krimit. Sipas policisë falë informacioneve të marra në kohë, është mundur lokalizimi i vendodhjes së dy automjeteve, ku pikërisht në kilometrin e 6 të autostradës Levan-Tepelenë janë ndaluar katër bodigardët e biznesmenit Xhillari.Gjatë kontrollit të imtësishëm të tyre policia nuk ka mundur të gjejë asnjë armë, ndërkohë që dyshohet se ata i kanë hedhur pistoletat gjatë rrugës. Ndjekja e policisë ka vijuar duke gjurmuar automjetin BMË x6, në të cilën udhëtonte shtetasi Alban Xhillari dhe bodigardi i tij Edmond Berisha. Këta dy të fundit kanë mundur të çajnë një postobllok të policisë, ku dhe janë përplasur me një nga makinat e patrullës së policisë. Pas disa orë ndjekje është bërë e mundur arrestimi i tyre në hyrje të qytetit të Tepelenës. Gjatë ndalimit Xhillari nuk ka shfaqur asnjë rezistencë ndaj efektivave të policisë, ndërkohë që nga kontrolli fizik i automjetit është gjendur një armë zjari pistoletë, me të cilën është hapur zjar në drejtim të katër personave të plagosur.
(Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com