Policia e Shtetit ka vënë në pranga katër persona për vepra të ndryshme penale.
Pas hetimeve të policisë u bë e mundur arrestimi në flagrancë i 60 vjeçarit me iniciale R.L., pasi ka ushtruar vazhdimisht dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Policia bëri arrestimin në flagrancë të 40 vjeçarit të shpallur në kërkim me iniciale M. N., për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” e mbetur në tentativë.
Ndërsa policia rrugore ka vënë në pranga 29 vjeçarin Xh. H., banues në Krujë, pasi në rrugën “Gjergj Legisi”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.53 mg/l. dhe 60 vjeçarin S. V., banues në Tiranë, pasi u kap në Rrugën e Toptanëve duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.55 mg/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.