Gjatë një operacioni të sotëm, policia ka zbuluar 10 percela me bimë narkotike në dy fshatra në Vlorë dhe Sarandë. Në fshatin Treblovë në Vlorë, janë konstatuar në mesin e pyllit të këtij fshati 9 parcela me 897 bime narkotike kanabis. Bimët narkotike u gjetën në vendin e quajtur “Kalaja”,  në parcela të hapura posaçërisht për mbjelljen e tyre, ku lartësia e këtyre bimëve narkotike, varionte nga 30 cm deri në 100 cm.
 
Ndërsa në fshatin Shalës në Sarandë është konstatuar 1 parcelë me 100 rrënjë bimë narkotike kanabis, të cilat ishin të mbjella në një siperfaqe toke pa pronarë, ku lartësia e tyre arrinte deri në 75 cm.
 
Kurse në Shkodër janë asgjësuar 13 parcela me 894 bimë narkotike kanabis. Në fshatin Mazrrek , janë gjetur dhe asgjësuar 9 parcela me 734 rrënjë. Këto bimë ishin me lartësi 150-170 cm. Në fshatin Vig Mnelë, në vendin e quajtur Kakerr, janë gjetur dhe asgjësuar 4 parcela me 160 rrënjë bimë narkotike kanabis.

Redakia Online
(f.s/shqiptarja.com)