TIRANË, 20 Gusht/ATSH-Arbi Fortuzi/-. 9 820 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa janë asgjësuar ditën e djeshme nga Policia e Krujës, në zonat malore të Komunës Nikël, ndërsa janë shpallur në kërkim autorët, thuhet në njoftimin për shtyp të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Në njoftimin zyrtar, Policia e Shtetit bënë të ditur se strukturat e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës, gjatë ditës së djeshme, kanë operuar me zbatimin e planit të operacionit për kontrollin e territorit, për identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike, në zonat malore të Komunës Nikël të Rrethit Krujë, ku u gjetën 44 parcelave të mbjella me bimë, të dyshuara si cannabis sativa.
Në përfundim të veprimeve hetimore për secilën parcelë, u konstatua se në total ishin mbjellë 9 820 bimë të dyshuara cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me djegie. Gjatë këtij operacioni u angazhuan 40 forca policore dhe 8 automjete./m.m/