Policia bashkiake, aksionin në
Kombinat për lirimin e trotuareve

Policia bashkiake, aksionin në<br />Kombinat për lirimin e trotuareve
TIRANE - Policia Bashkiake ka nisur dje një aksion për lirimin e trotuareve nga tavolinat e karriget e lokaleve. Aksioni i djeshëm është përqendruar në zonën e Kombinatit, ku subjekte të ndryshme kanë zënë hapësira publike për arsye tregtare.

Drejtori i Policisë Bashkiake, Vullnet Topalli, ka theksuar se nëse subjektet nuk marrin masa të menjëhershme atëherë do të procedohet me sekuestrimin e materialeve, tavolinave, karrigeve, këndeve të lojërave etj. “Jemi sot këtu për të vazhduar pastrimin e hapësirave publike dhe të  gjelbra të zaptuar nga subjekte të ndryshme me karrige dhe tavolina por edhe me kënde lojërash në mënyrë të paligjshme.

Ne, këtë punë do të vazhdojmë edhe në zona të tjera të Tiranës ndaj gjithë subjekteve që kanë zaptuar këto hapësira publike. Është marrë masa e vendosjes së gjobave dhe po ashtu për ato subjekte që e kanë të përsëritur pavarësisht nga kërkesa e herë pas hershme e Policisë Bashkiake po ndërmerren masa për konfiskimin e pajisjeve e materialeve që kanë zaptuar hapësirat publike“ - u shpreh drejtori i Policisë Bashkiake.

Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.04.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Turqia arreston mbi 100 anëtarë të dyshuar të ISIS-it

Turqia arreston mbi 100 anëtarë të dyshuar të ISIS-it