Policia Bashkiake e Tiranës dhuron gjak, Veliaj: Shembull i përgjegjshmërisë qytetare

Policia Bashkiake e Tiranës dhuron gjak, Veliaj: Shembull i përgjegjshmërisë qytetare

Punonjësit e Policisë Bashkiake duke dhuruar gjak

Edhe këtë fundvit Bashkia e Tiranës i është bashkuar nismës “Dhuro gjak, shpëto një jetë”, duke e cilësuar muajin dhjetor si muajin e dhurimit për njerëzit në nevojë.

Pjesë e dhurimit vullnetar janë bërë punonjësit e Policisë Bashkiake, të cilët i janë drejtuar Bankës së Gjakut.

Teksa vlerësoi nismën e policëve bashkiakë për dhurimin e gjakut, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha se kjo shërben për t’i dhënë një mundësi atyre që kanë nevojë për të vazhduar jetën.

“Kur dhuron gjak, shpëton jetë! Krenar për të gjithë punonjësit e Policisë Bashkiake, të cilët kujdesen jo vetëm për qytetin, por edhe për qytetarët që kanë nevojë për gjak. Si shembull i përgjegjshmërisë qytetare, ata i bashkohen shpesh nismave të Kryqit të Kuq për dhurimin vullnetar të gjakut”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

Nisma të tilla shërbejnë për të shpëtuar njerëz, si dhe për të rritur ndërgjegjësimin në shkallë më të lartë mbi domosdoshmërinë e dhurimit të gjakut.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë