Policia bën bilancin: 200 mjete lundruese në verifikim! 65 mjete janë gjobitur gjatë sezonit veror! U zhvilluan 22 operacione për lirimin e plazheve

Policia ka bërë bilancin e operacionit për verifikimin e mjeteve lundruese dhe operacioneve për lirimin e plazheve. Nga Velipoja në Ksamil, gjatë 4 ditëve të fundit, pas tragjedisë në Himarë janë  shoqëruar për verifikim të dokumentacionit rreth 200 mjete lundruese dhe argëtuese, nga të cilat 125 Jet ski dhe 75 gomone e skafe të vegjël. Mjetet lundruese që shërbejnë për turizëm (anijet e vogla dhe të mëdha) janë verifikuar, kanë rezultuar të rregullta dhe kanë vijuar aktivitetin normalisht. Përgjatë sezonit veror janë kontrolluar nga Policia Kufitare rreth 900 mjete lundruese, nga të cilat 65 janë ndëshkuar me masë administrative. Nga fillimi i sezonit turistik e deri tani, nga verifikimet e kryera, 25 mjete lundruese, kryesisht Jet ski dhe gomone të vogla, janë bllokuar sepse nuk kanë pasur dokumentacion të rregullt.

Në operacion janë përfshirë Policia Kufitare, Delta Forcë, Policia e Rendit, Forcat e Posaçme “Shqiponja” dhe Policia Kriminale. Gjithashtu, në operacion janë përfshirë Sektori për Krimin Ekonomik dhe Financiar dhe Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtoritë Vendore të Policisë Vlorë, Durrës, Fier, Lezhë dhe Shkodër.

Operacioni ka për qëllim kontrollin e të gjitha mjeteve lundruese, verifikimin nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik, për dokumentacionin e mjeteve dhe nëse kanë lidhje me raste të pastrimit të produkteve të veprës penale, si dhe verifikimin nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe nga Interpoli, nëse këto mjete rezultojnë ose jo të vjedhura jashtë vendit.  Mjetet lundruese, të shoqëruara nga shërbimet policore që operojnë nga deti dhe toka, do t’i nënshtrohen një kontrolli të rreptë nga të gjitha strukturat përgjegjëse, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët. Në rastet kur këto mjete janë të rregullta do të lejohen të dalin në det, por me kushte të reja të vendbazimit dhe të respektimit me rigorozitet të distancës nga bovat (perimetri i sigurisë).

Gjithashtu, po gjatë sezonit, në të gjithë vijën bregdetare, janë zhvilluar 22 operacione policore për lirimin e hapësirave të zëna padrejtësisht nga pronarë lokalesh apo individë të ndryshëm. Si rezultat, janë sekuestruar 2455 çadra e shezlongë, si dhe janë proceduar penalisht 26 persona. Policia e Shtetit nuk ka asnjë qëllim të penalizojë apo të bllokojë mjetet lundruese që disponojnë dokumentacion të rregullt dhe zbatojnë me rigorozitet rregullat e daljes në det, por ka për qëllim rritjen e sigurisë së jetës për pushuesit në vijën bregdetare.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi: 06/08/2022 20:37

    Ore cfare kuptimi dhe qellimi ka kjo pyetje/sondazhi? duhet bllokohen makinat se ka shofere te cmendur e te papergjegjshem? I bete drejtuesit e mjeteve ujore sikur jane kriminele... shame

    Përgjigju
  • Lala: 06/08/2022 14:44

    Per 4 dite I bot te gjitha keto?ne gusht.kur Ka nis sezoni? Ne Maj .sikur sme dalim llogarit se Jeni serioz ne pun..Maj qershor korrik QE njerezit ankohen dhe ju u kujtuat mas 4 muajsh.si tju Martin seriozisht Neve ju ma thoni dot zoterinj pushtetar moter,ira rracmuter e ropsha.na falni per fjalorin por e meritojn

    Përgjigju
  • Erisa: 06/08/2022 14:43

    Rrena ,rrena vetëm rrena,mashtrusa,plazhet publike janë te zene me shezlonge familjare i lidhin me zinxhirë hekuri aty i lan tre muaj,ne Shëngjin verifikoni.

    Përgjigju
  • Deni: 06/08/2022 13:58

    Po na thoni ndonje plazh qe eshte i lire?

    Përgjigju
    • Berti: 06/08/2022 14:37

      ????????????

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja