Policia bën bilancin e javës: U zhvilluan 33 operacione, 183 të arrestuar, 40 të shpallur në kërkim

Policia e Shtetit ka bërë bilancin për operacionet e kryera javën e fundit, duke përfshirë arrestimet, procedimet penale dhe numrin e personave të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Vetëm në ditët e fundit janë kryer 33 operacione policore të koduara si: "Faqet online", "Pending", "Speed", "Tranzit 3", "Afternoon", "Final Game", "Sakosa", "Account", "Green", "Dealers", "Double", "Tranzit 4", "Hostage", “Weapons”, “Shoshaj”, “Çairet”, “Road Guard 13”, “Road Guard 14”, “Sofistikimi”, “Ndërhyrja”, “Makinat luksoze”, “Diesel”, “Vullnetari”, “Mesnata”, “Perimetri”, “Hoti”, “Rrethi”, “Monitorët”, “Çinari”, “Maminasi”, “Porti” dhe “Fati i lojërave” në 2 raste.

Forcat blu bëjnë me dije se gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 622 persona, nga këta: 183 janë arrestuar, 399 janë proceduar penalisht dhe 40 janë shpallur në kërkim.

Ndërkohë janë kapur në total 57 persona në kërkim, nga të cilët: 52 janë në kërkim kombëtar dhe 5 në kërkim ndërkombëtar.

Sa i përket operacioneve për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, janë zhvilluar 10 të tilla ndërsa është zbuluar një laborator që shërbente për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave, si dhe janë sekuestruar qindra fara kanabisi.

Ndër të tjera:

Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 13 raste dhe janë sekuestruar 7 armë zjarri, 2 armë gjahu, 8 thika, 6 doreza metalike, municion luftarak etj.

Gjithashtu, gjatë operacioneve janë sekuestruar rreth 3 kg kanabis, 4 automjete, 6 celularë, monitorë për lojëra fati, si dhe mallra kontrabandë.

Janë parandaluar 2 ngjarje kriminale, janë goditur 18 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë dhe janë ndjekur ligjërisht 57 raste të dhunës në familje.

Janë evidentuar dhe goditur 33 raste të krimeve mjedisore, 9 raste të organizimit të lojërave të fatit dhe 9 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 51 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 36 raste.

Janë zbardhur 2 raste të zjarrvënies, me 2 autorë, nga të cilët: 1 të arrestuar dhe 1 të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Nga Policia Rrugore janë pezulluar 503 leje drejtimi, nga të cilat: 361 për tejkalim shpejtësie, 82 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 60 për qarkullim në sens të kundërt. 

Janë arrestuar 58 drejtues mjetesh, nga këta: 31 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 27 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë vendosur 16.207 masa administrative dhe janë goditur 8 raste të korrupsionit aktiv ndaj punonjësve që ushtrojnë funksione publike.

Nga Policia Kufitare janë kapur 11 persona në kërkim, nga të cilët 7 në kërkim kombëtar dhe 4 në kërkim ndërkombëtar;

Janë proceduar në gjendje të lirë 12 persona për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, 6 persona për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", 9 për “Falsifikimi i dokumenteve”, 2 për “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, 3 për  “Trafikimi i narkotikëve”, 1 person për armëmbajtje pa leje, si dhe 1 tjetër për kundërshtim të punonjësve të Policisë. Gjatë kësaj jave, janë goditur edhe 5 raste të mitëdhënies.

K.T./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse