Policia bën bilancin për qershorin/ 378 persona në pranga, u sekuestrua 52 mln euro pasuri! 93 operacioni anti-drogë

378  persona janë arrestuar , 25 prej tyre në kërkim kombëtar, vetëm në muajin qershor, thuhet në bilancin e punës së Policisë së Shtetit

88 000 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, janë asgjësuar, gjetur 2500 fara dhe pajisje të ndryshme që i shërbejnë kultivimit të tyre.

1.3 kilogramë kokainë, qindra doza kokaine, heroine, cannabisi, ketaminë, ekstazi, Poppers, si dhe mjete që shërbejnë për përpunimin e lëndëve narkotike dhe ndarjen e tyre në doza, janë rezultat i Antidrogës. 

Në luftën kundër armëve, u zbuluan 18 armë zjarri, 6 armë gjahu dhe sportive, 6 granata, 10 kapsolla detonatore, 1 predhë, 1 palë dylbi, 5 radio dhe 2 fenelina si të Policisë, si dhe sasi municioni luftarak.

AntikKrimi ekonomik dhe financiar ka sekuestruar pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 52 milionë euro që dyshohet se kanë burim kriminal dhe mallra të dyshuara të kontrabanduara.

5 operacione goditën veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, ndërsa 3 operacione goditën veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit.

Gjatë këtij muaji u zbardh një vrasje si, 2 plagosje dhe 30 raste të vjedhjeve të banesave.  Vetëm në qershor janë finalizuar 93 operacione, nga të cilat 25 “Territor i pastër”; 15 “Tempulli”; 46  “Sundimi i ligjit” dhe 7 operacione “Plazh i lirë” dhe “Coastline”. 

Nga kontrollet në terren dhe në bazë të denoncimeve të qytetarëve, janë konstatuar dhe goditur 135 raste të krimeve kundër mjedisit,  arrestuar 4 autorë, në hetim 10 të tjerë. Për të garantuar një sezon turistik të qetë, u bllokuan 61 mjete të ndryshme lundruese dhe u hoqën dhe sekuestruar më shumë se 400 çadra dhe shezlongë. Policia Rrugore, ka arrestuar 143 shoferë, pezulluar 374 leje drejtimi, ndërsa u evidentuan edhe 44 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit dhe sekuestruar rreth 36 000 euro dhe 147 000 paunde, që nuk janë deklaruar në pikat e kalimit kufitar. 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Kur arrestohen të majtë thonë ka prova, kur arrestohen të djathtë thonë: i burgosur politik

Spahiu: Kur arrestohen të majtë thonë ka prova, kur arrestohen të djathtë thonë: i burgosur politik