80 operacione dhe 675 persona në pranga për 1 muaj, Policia bën bilancin për tetorin: Sekuestrohen mbi 640 kg kanabis e rreth 1 kg kokainë! Pasuri me vlerë 750 000 euro

Policia e Shtetit ka bërë bilancin për muajin tetor, nga ku bëhet me dije se 80 operacione u finalizuan në të gjithë vendin ku u goditën disa veprimtari kriminale në fusha të ndryshme.

Sipas bilancit të policisë, janë sekuestruar 640 kg kanabis, rreth 1 kg kokainë, po ashtu janë sekuestruar 24 armë zjarri, 6 armë gjahu, municion luftarak, dhjetëra armë të ftohta, automjete dhe celularë, mallra të kontrabanduara dhe pasuri me vlerë 750 000 euro. 

675 persona u vunë në pranga, nga të cilët 32 në kërkim kombëtar dhe 8 në kërkim ndërkombëtar falë dhe bashkëpunimit me partnerët.

Po ashtu janë parandaluar 3 ngjarje të mundshme kriminale në familje dhe përshkallëzimi i 5 konflikteve të çastit, për motive të dobëta dhe pronësie.

“80 operacione  u finalizuan në të gjithë vendin ku u goditën veprimtari kriminale në fusha të ndryshme. 675 shtetas u vunë në pranga, nga të cilët 32 në kërkim kombëtar dhe 8 në kërkim ndërkombëtar falë dhe bashkëpunimit me partnerët. Si rezultat i operacioneve dhe i punës së përditshme të Policisë, janë sekuestruar 640 kg kanabis, rreth 1 kg kokainë, dhjetëra doza kokaine dhe kanabisi, sasi fara kanabisi,  pajisje të ndryshme për kultivim dhe përpunim të lëndëve narkotike. Po gjatë operacioneve janë sekuestruar 24 armë zjarri, 6 armë gjahu, municion luftarak, dhjetëra armë të ftohta, automjete dhe celularë, mallra të kontrabanduara dhe pasuri me vlerë 750 000 euro.", njoftoi sot policia.

Policia bënë me dije se janë parandaluar 3 ngjarje të mundshme kriminale në familje dhe përshkallëzimi i 5 konflikteve të çastit, për motive të dobëta dhe pronësie, ndërsa 5 persona ranë në pranga pasi qarkullonin të armatosur me armë zjarri.  

Si rezultat i veprimeve hetimore profesionale u zbardhën 2 raste të vjedhjes së parave në një market dhe në një automjet (taksi), një tentativë vrasjeje në Elbasan dhe një aksident me pasojë vdekjen në Korçë.  

Në fushën e narkotikëve, janë zhvilluar 25 operacione, gjatë të cilave u zbuluan ambiente të mbyllura të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, tharjen e tyre dhe përgatitjen e lëndës narkotike për shitje. Gjithashtu, u goditën grupe që ushtronin veprimtarinë kriminale të shitjes së kokainës dhe të kanabisit, në lokale dhe në ambiente të ndryshme.   

Janë finalizuar 12 operacione për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve ekonomiko-financiare. Për goditën veprimtarinë kriminale të transportimit të emigrantëve, kundrejt pagesave për të kaluar ilegalisht kufirin me destinacion vendet e BE-së janë finalizuar 3 operacione.

U zbardhën 23 raste të vjedhjeve në banesa dhe në ambiente të tjera,  si rezultat i hetimeve të kryera dhe i bashkëpunimit me qytetarët. Janë trajtuar ligjërisht 75 raste të dhunës në familje. Është reaguar shpejt në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse për 10 raste zjarresh.

Edhe Policia Rrugore ka vijuar kontrollet, ku si rezultat i kontrolleve janë vënë në pranga 173 drejtues mjetesh, nga të cilët 97 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe 76 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

"Si rezultat i monitorimit të qarkullimit me mjetet inteligjente shpejtësimatës janë vendosur 3600 masa administrative për shpejtësi tej normave të lejuara, që kanë masë plotësuese pezullimin e lejes së drejtimit dhe zbritjen e pikëve nga leja e drejtimit. Gjithashtu  janë pezulluar 60 leje drejtimi, për drejtim mjeti në efektin e pijeve alkoolike dhe  287  për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. Janë goditur 53 raste të kalimit të paligjshëm të kufijve, 16 raste të përdorimit të dokumenteve false për të kaluar kufijtë, 8 raste të trafikimit të mjeteve motorike, 8 raste të mosdeklarimit të parave në kufi dhe 3 raste të kontrabandës së mallrave", njoftoi sot policia.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

U zgjodh president i SHBA-ve, Donald Trump do të shpallet për herë të dytë 'Personi i Vitit' nga revista Time

U zgjodh president i SHBA-ve, Donald Trump do të shpallet për herë të dytë 'Personi i Vitit' nga revista Time