ANGLI - Policia britanike ka filluar punën me autoritetet shqiptare për të kërkuar për një njeri që ata besojnë se ka aksidentuar për vdekje një këmbësor me makinën e tij në vitin 2010. Për të madje ka edhe një shpërblim. Sipas BBC, shqiptari akuzohet se ka aksidentuar Ricky Burlton, një 20 vjeçar nga Londra, që vdiq pasi u godit me makinë ndërsa ecte në rrugë mëngjesin e 4 qershorit 2010.
Shoferi i dyshuar - i cili tha se ishte grek e quhej Georgios Tsoulos – u arratis nga spitali dhe tani policia beson se ai iku drejt vendlindjes së tij të vërtetë, Shqipërisë. Policia tani beson se ai quhet Alex Shyti dhe është 34-vjeç.

(Foto: Shqiptari që dyshohet nga policia britanike si shkaktar i aksidentit, Alexi Shyti (Aleks Shyti)
Në vitin 2010, një juri dëgjoi se z. Shyti kishte pasur dëmtime serioze të fytyrës pas rrëzimit dhe ndodhej në spitalin “Chase Farm” në Enfield, kur policia e gjeti. Megjithatë, u mor vendim që me të të bisedohej zyrtarisht pasi të përfundonte kurimin. Kryehetuesit iu tha se, pasi polici u largua nga shtrati i Shytit, ky e shkarkoi veten nga përgjegjësia dhe nuk shkoi më në në spitalin “Moorfields” për të kuruar dëmtimin e syve.

(Foto: Pamja e Alexi Shyti (Aleks Shytit) para përplasjes)
HETIMI I NDËRLIKUAR NE ANGLI DHE SHQIPERI
Kur policia shkoi në shtëpinë e tij në rrugën “Ëoodlands”, Hertford, ai ishte zhdukur. Gjykoi se dokumentet e tij greke të identitetit ishin falso dhe ai po jetonte ilegalisht në Britaninë e Madhe.
Tre vjet pas aksidentit, policia e Hertfordshire konkludoi se Shyti jetonte në fshatin Ngraçan të Fierit dhe se ajo është duke punuar me autoritetet shqiptare për ta gjetur atë.
Megjithatë, policia beson se njerëzit në Britani të Madhe mund të ketë informacion për vendndodhjen e tij. Një zyrtar i policisë tha se "Shyti kishte lidhje në veri të Londrës dhe njerëzit atje mund të ketë informacion për të ndihmuar. Unë do të doja të falënderoj familjarët e Ricky-it, viktimës, për durimin dhe mbështetjen e tyre si pjesë e këtij hetimi të ndërlikuar. Ata kanë treguar forcën e vërtetë në një kohë jashtëzakonisht të vështirë për ta".

(Foto: Viktima Ricky Burlton, 20 vjeçari që vdiq prej aksidentit)
Policia britanike beson se Shyti ende mund t’i ketë plagët dalluese në fytyrën e tij pas rrëzimit. RickyBurlton u vra nga një “Rover” bardhë, ndërsa ecte në këmbë nga Hertford për në Cheshunt mëngjesin e 4 qershorit 2010.
Redaksia online
(ar.sh/a.r/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com