Kevin Vucini, 25 vjeç, Brigen Carrica (Qarrica) 21 vjeç dhe Rrezon Cengu 22 vjeç, janë tre shqiptarët që kërkohen nga drejtësia angleze pasi akuzohen për vrasjen e një britaniku.
Policia britanike ka publikuar emrat dhe fotot e tyre ndërsa ofron 10 mijë paund shpërblim për këdo që ka informacion për vendndodhjen e 3 të rinjve shqiptarë.
Tre shqiptarët janë shpallur në kërkim për një vrasje brutale me armë gjahu në Midlands të ndodhur më 10 gusht të vitit 2023, shkruajnë mediat vendase.
Shqiptarët që janë në kërkim: Kevin Vucini, Brigen Carrica 'Qarrica' dhe Rrezon Cengu
Ndërkaq dyshohet se ata mund të fshihen në Londër. Autoritetet në Angli i bëjnë apel qytetarëve që të kontaktojnë në mënyrë anonime nëse e dinë vendndodhjen e tyre.