Policia britanike u dërgon mesazh 2 mijë personave që blinin drogë nga banda shqiptare

Policia britanike u dërgon mesazh 2 mijë personave që blinin drogë nga banda shqiptare

Policia britanike u ka dërguar mesazh 2 mijë personave që blinin kokainë nga një bandë shqiptare, me qëllim për t'u ofruar atyre mbështetje për abuzimin e drogës.

Numrat e klientëve u zbuluan në dy celularë, që u sekuestruan nga një rrjet shqiptar që merrej me shpërndarjen e kokainës.

Në tekstin që policia u ka dërguar klientëve të bandës shqiptare, u ofrohej mbështetje për t’u rehabilituar nga droga.  

Në mesazhin e dërguar nga policia, ishte edhe një link që ofronte këshillim dhe mbështetje për përdoruesit e substancave narkotike, ku mediat britanike raportojnë se është klikuar 1852 herë.

12 shqiptarë u kapën me 1.2 kg kokainë, me vlerë deri në 144 mijë paund, dokumente të rreme si dhe 20 mijë paund.

Drejtuesit e kësaj bande, Bledar Ponari 28 vjeç dhe Fjoralb Fera 21 vjeç, u arrestuan disa muaj më parë, ndërsa mësohet se ata kishin tetë korrierë që shpërndanin drogë përmes celularit.

Dedektivi Konstable Lee Johnson, që udhëhoqi hetimin 8-mujor tha se përdoruesit e drogës nuk janë të vetëdijshëm se po ushqejnë krimin e dhunshëm dhe skllavërinë.

Bledar Ponari

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cocaine: 13/10/2019 15:09

    hahahaha, do u kthejne mendjen klientave te droges ... po ata jane klientat me te mire, nuk heqin dore kurre nga malli deri ne frymen e fundit! do ia gjejne anen prape po he mos u shqetesoni policia angleze.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'