TIRANE - Deklarata e plote e Komisariatit nr.3 të Tiranës, bërë sot pas arrestimit të Ardian Prrenjasit, rrëmbyesit të dy fëmijëve dhe vrasësit të njerit prej tyre, Julian Çela.

"Nga Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë dhe konkretisht nga Komisariati i Policisë Nr.3 Tiranë, bënë të mundur parandalimin në kohë të një ngjarje të rëndë kriminale, duke vlerësuar maksimalisht kallzimin e bërë nga një shtetas banues në Laprakë, se ditën e djeshme rreth orës 18.30’ i është larguar nga banesa djali i tij 10 vjecar.

Menjëherë u përpunuan informacionet e nevojshme duke bashkëpunuar me Sektorin e Analizës dhe Infomacionit kriminal të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, ku u arrit të siguroheshin informacionet e para për shtetasit me tendenca kriminale për abuzim me të mitur.

Nga këto informacione rezultoi se shtetasi Adrian Prrenjasi, 45 vjec, me banim në Laprakë, kishte dhe më parë të dhëna për abuzim seksual me të mitur.

Në vlerësim të këtyre informacioneve menjëherë u ndërhy në banesën e tij, ku është gjetur i fshehur në ambjent të mbyllur të banesës fëmija si dhe shtetasi Adrian Prrenjasi, i cili ka bërë përpjekje për t’ju fshehur kontrollit të policisë.

Gjatë kontrollit dhe kqyrjes së bërë banesës së shtetasit Adrian Prrenjasi u fiksua një litar i varur e lidhur në formë laku, si dhe një thikë të cilat janë përdorur nga autori për të ushtruar dhunë fizike psikologjike ndaj fëmijës.

Mënjëherë u krijua grupi hetimor për drejtimin e kësaj ngjatrje i përbërë nga specialistë të strukturave të Drejtorisë së Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Qarkut Tiranë si dhe Specialistë të Sekionit të Krimeve të Hapura në Komisariatin e Policisë Nr.3 Tiranë.

Gjatë një puen intensive në një kohë rekord, policia grumbulloi pravë të mjaftueshme dhe të pakontestueshme , shtetasi Ardian Prenjasi është autor i dyshuar i vrasjes dhe më pas zhdukjes së trupit të të miturirt J. Cela, 11 vjec, i dekruar i humbur më datë 30 nëntor 2012.

Vazhdon puna për dokumentin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, si dhe për gjetjen e trupit të të miturit J.Cela".

Drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë

Drejtues i parë Bernard CAUSHAJ

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë


Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)