/ATSH-AFP/ - Një grup anarkistësh që kishin 19 ditë që protestonin para rektoratit të Universitetit të Athinës për të vënë nën presion qeverinë e majtë radikale, u dëbuan sot nga policia, bëri me dije një burim policor. Policia kishte rrethuar zonën që prej mbrëmjes së kaluar, por vetëm sot me urdhër të prokurorit arriti të veprojë duke i dëbuar protestuesit, ndër të cilët 14 u arrestuan.
Ndalimi i tyre vjen menjëhere një ditë pas votimit në parlament të një projektligji për burgjet e sigurisë së lartë. Lëvizja anarkiste kërkon që qeveria aktuale të shkojë akoma më tej në heqjen e masave penale.
Mbrëmjen e kaluar pati përleshje me policinë jashtë godinës së rektoratit. Lëvizja anarkiste greke javët e fundit po ushtron mjaft presion ndaj qeverisë së Aleksis Ciprasit duke shtuar protestat.
/Shqiptarja.com