Policia dhe OSHEE vijojnë aksionin ndaj lidhjeve të paligjshme të energjisë
Evidentohen 58 raste të tjera të vjedhjes së energjisë elektrike TIRANË, 1 Mars /ATSH/- Policia e Shtetit dhe OSHEE po vijojnë aksionin në të gjithë vendin për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike. Sipas njoftimit për shtyp nga […]
/ATSH/- Policia e Shtetit dhe OSHEE po vijojnë aksionin në të gjithë vendin për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.
Sipas njoftimit për shtyp nga Drejtoria e Policisë, gjatë kësaj jave në shkallë vendi kanë vepruar 122 grupe të përbashkëta polici-OSHEE, të cilët kanë kryer kontrolle të përbashkëta në 6.136 raste.
Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 58 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 58 autorë, ndër ta 4 elektriçistë të OSHEE-së për shpërdorim detyre.
Në njoftimin për shtyp bëhet e ditur se, janë arrestuar në flagrancë 25 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike dhe janë shpallur në kërkim 21 persona,po ndiqen në gjendje të lirë 12 shtetas, ndër ta 4 elektriçistë për shpërdorim detyre.
Po gjatë kësaj jave janë ndërprerë 3.949 lidhje të abonentëve debitorë dhe 54 lidhje të paligjshme. Gjithashtu janë kontrolluar 299 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.
"Policia e Shtetit dhe OSHEE janë të vendosur ta çojnë deri në fund punën e nisur, deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së", thuhet në njoftimin e Policisë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4436
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08