Policia e burgjeve e paqartë dhe e pakënaqur me rrogat e reja! Policët: Nuk na shkon 900 euro! Ja sa u rritën pagat

Policët e burgjeve janë të ‘surprizuar’ nga rritja e pagave, por për keq, pasi kanë pritur më shumë para në llogarinë e tyre. Në nisje të muajit gusht kur kanë tërhequr rrogën për muajin korrik, policët e IEPV-ve kanë marrë më pak para se llogaritë që kishin bërë, për shkak se rritja e pagave është bërë mbi rrogën bazë të policit dhe jo mbi totalin e rrogës që ai merr së bashku me gradat dhe vështirësinë në punë.

Shembull/ Pra nëse polici e ka rrogën 70 mijë lekë, por baza është 50 mijë lekë sepse pjesa tjetër janë grada e vështirësi pune, rritja nuk i bëhet mbi 70 mijë lekëshin por mbi 50 mijë lekëshin. Për këtë arsye edhe rritja e rrogës praktikisht është më e ulët, sesa llogaria që ata kanë bërë me përqindjet e deklaruara.

Më konkretisht paga bazë për inspektor nga 64 mijë lekë që ishte është rritur në 70 mijë lekë, ndërsa për kryeinspektor paga bazë është 85 mijë lekë nga 68 mijë e 500 lekë që ishte para 1 korrikut. Ndërsa aspirantë prej një korrikut do të marrin 80% të pagës së inspektorit.

Sipas kreut të Sindikatës së Shërbimeve Policore Valentin Macaj, rritja e pagave nuk ka qenë aq sa është kërkuar dhe premtuar. Madje sipas tij pakënaqësitë e policëve të burgjeve lidhen edhe me trajtimin ushqimor të premtuar prej kohësh por ende s’ka asnjë rezultat. Sipas Sindikatës duhet një plan emergjent për stafin e burgjeve ku të përfshihen kredi të buta, rritje cilësore e pagave, trajtimi ushqimor, garantimi i transportit dhe uniformes dinjitoze.

Një tjetër paqartësi e ngritur nga policia e IEPV-ve ka të bëjë edhe me vlerën e rrogës, sepse ata kanë pritur që paga e tyre të jetë 900 euro neto, por në fakt paga bruto është në këtë shifër, por që ulet pasi paguhen sigurimet e taksat mbi pagën,

Po ashtu nga drejtoria e burgjeve sqarojnë se rritja e pagave për policet e burgjeve nuk bëhet për të gjithë njësoj, pasi ndryshon paga për aspirantin e brendshëm nga ai i jashtëm, apo për inspektorin e sigurisë së lartë nga inspektori i sigurisë së brendshme apo të jashtme. Po ashtu drejtoria e Burgjeve sqaron se rritja e pagave është bërë sipas asaj që ishte paralajmëruar, dhe ka vënë për Report Tv në dispozicion tabelën me rritjet respektive.

Vetë ministri i drejtësisë Ulsi Manja pati deklaruar se 3430 punonjës të sistemit të Policisë së Burgjeve do të përfitojnë nga kjo rritje e pagave në masën 13% – 27% sipas gradave, e përkthyer në lekë nga 6 mijë lekë deri në 8500 lekë rritje për gradat inspektor e nën inspektor. Kurse për gradën drejtues i lartë rritja e pagës shkon deri në 36 300 lekë në muaj.

Tabelat me pagat bazë të policëve të IEPV

K.T./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ish Ush: 09/08/2024 20:15

    Paga eshte me futje qe kur rrite nje her ne 4 apo 8 vite e para ,pse keshtu ? Sepse duhet te rritet per vite ne baze te normes se inflacionit psh 3% inflacioni i produkteve te shportes se konsumit 3% rritja e pages ne fund te vitit per te ruajtur vleren reale te pages. Zoti rama e mban te stopuar kete fenomen dhe e ben levizjen dhe deklaroet mbi pagen bruto jo neto qe kan dallim te madh ,kjo ne vite elektoral Qellimi dihet pse? Dalim te policat e burgjeve policin ushtrin etj per shqetsimin mbi pagen ,duke sipat tatimit mbi te ardhurat personale keto insitucione pasi pages brute i zbriten siguracionet shendetsore dhe shoqerore i nen shtrohen edhe tatimit me 23% mbi vleren 350 mij dmth 900 -350= 550 x 23% = 126.5 tatimi pra 900 -126 =773.5 rroga dajo po te fusesh dhe normen e inflacionit brenda dhe zhlersimin e euros te 900 eurot page del edhe me keq ? Po e mbyll me kaq shpresoj te kem qen i dobishem sado pak klm

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Hyn në fuqi vendimi! Bonusi i fundvitit tërhiqet nga java e dytë e dhjetorit deri në fund të 2025-ës

Hyn në fuqi vendimi! Bonusi i fundvitit tërhiqet nga java e dytë e dhjetorit deri në fund të 2025-ës