Policia greke e ekzekutoi gabimisht, gjykata dëmshpërblen me 410 mijë euro familjen e të riut shqiptar

Policia greke e ekzekutoi gabimisht, gjykata dëmshpërblen me 410 mijë euro familjen e të riut shqiptar

Nikolla Todi

10 vite pasi policia greke ekzekutoi të riun shqiptar, gjykata dëmshpërblen me 410 mijë euro familjen e tij.

Ai u vra më 16 shkurt të 2010 nga policia greke gjatë një shkëmbimi me armë mes policisë dhe një bande grabitësish shqiptarë.

Sipas mediave greke, banda në fjalë drejtohej nga një prej emrave më të njohur të botës së krimit në Greqi, Marian Kolaj, edhe ky i ekzekutuar gjatë një tjetër përballje me policinë greke në afërsi të kufirit shqiptar në 21 korrik 2013.

Todi u vra me 4 plumba nga policia greke, që e ngatërroi me banditët në lagjen Virona të kryeqytetit helen.

U deshën 10 vjet që të kalohen të gjitha fazat e gjyqësorit grek në një maratonë gjyqesh dhe ekspertizash të cilat më në fund dhanë drejtësi për familjen shqiptare Todi.

Sipas vendimit të gjykatës, shteti grek duhet të dëmshpërblejë bashkëshorten dhe djalin e mitur të viktimës, si edhe prindërit e tij për humbjen e pësuar ndërsa nuk pranoi rekursin e avokatit të shtetit, i cili kërkoi pakësimin e dëmshpërblimit për shkak të krizës financiare që po kalon vendi.

Pamje nga përleshja e armatosur në 2010, ku mbeti i vrarë Nikolla Todi.

E.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • klm: 24/11/2020 21:50

    si ka mundesi avokatja na paska kerkuar pakesimin e shumes prej 410mij euro. Këtu çfar nuk po shoh dhe çfar nuk po degjoj

    Përgjigju
  • Jani: 24/11/2020 00:53

    Komentues mos u beni egoiste ,,po sikur greket te mos jepnin asnje cent,,,gjenke edhe disa njerez te mire ne greqi....jeta eshte shume e shtrenjte mendoj dhe nuk blihet me para,,..do ishte mire qe shqiptaret.te kthehen e te punojne tokat e tyre te lena djerr ne shqiperi...buke e nder e shqiperi...

    Përgjigju
    • Populli: 24/11/2020 18:21

      Nuk tha ndo nj gje o miri po dukesh qe je pler dhe pederast yyt rrac e ndyr..

    • Miri: 24/11/2020 12:18

      Po ti palo jorgaq qe sdi ca flet ata e vran si qen aty dhe thot keto fjal ti palo fytyr dukesh do jesh do nje palo rop do zoti ta shperblen ty o njeriu flliqt

  • Humanizëm: 23/11/2020 22:39

    Boooo çfarë gabimi trashanik nga Grekët! Vetëm për rrespekt edhe 4 milion sepse nuk ekzekutohet njeriu ashtu!

    Përgjigju
  • Ardi: 23/11/2020 22:22

    Minimalisht 4 milion euro i takonin familjes, dhe jo 410 mijë€ ... Turp, shtet plehrë si u vlerësoka jeta e njeriut 410 mij euro?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë