Policia e Elbasanit dhe Forcat ‘Shqiponja’ dhe Njësia Operacionale po bëjnë një kontroll blic në disa pika të qytetit. Burime bëjnë me dije se policia po kontrollon makina të ndryshme. Kontrolli vjen vetëm pak ditë pasi policia parandaloi një atentat në Elbasan, brenda së cilës u gjetën 3 kallashnikovë dhe benzinë.
Të hënën policia e Elbasanit arrestoi Arben Spahiun dhe Arsen Preçin, si të dyshuar se do të kryenin atentatin. Një çantë e gjetur në një kosh mbeturinash fundosi Spahiun, pasi brenda saj u gjetën dokumente të falsifikuara greke me fytyrën e tij, dorez, si dhe çelësi i makinës “BMË X6” të vjedhur në Shkodër. Dyshimet e hetuesve janë se porosia për vrasjen e Otit të Elbasanit, që i shpëton për herë të katërt eliminimit, ka ardhur nga Erion Alibej nga burgu, ku qëndron i arrestuar mbi dyshimet se ka porositur vrasjet e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në vitin 2020.
Dy të arrestuarit Arben Spahiu 53 vjeç dhe Arsen Preçi 44 vjeç kanë mohuar se kishin marrë urdhër për atentatin që dështoi ndaj Elton Kilës të njohur si 'Oti i Elbasanit'. Spahiu, sipas burimeve të Report Tv ka pohuar se nuk ka dijeni për mjetin dhe armët.