Një aksion për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla është finalizuar ditën e sotme në Kurbin, ku Policia e Shtetit nën mbështetjen e FNSH-së Shkodër, kanë bërë të mundur arrestimin e dy shtetasve që janë kapur në flagrancë me drogë.

Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore se në zonën e Kurbinit,  në një lokal,  shpërndahej lëndë narkotik e llojit kanabis, dhe falë akisonit policirë në pranga ranë:  

- shtetasi S.M.,29 vjeç , banues në Krujë

- shtetasiA.B., 25 vjeç   banues në  Kurbin

Gjithashtu  proçedohet në gjendje të lirë shtetasi :

-Z.D.,35 vjeç banues në Shkodër

 Ndërkohë policia njofton se vazhdojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Ndërsa materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve  të arrestuar i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprën penale  "Prodhimi  dhe shitja e lëndëve narkotike".