Koronavirusi/ Në kafe, rrugë e makina! Identifikohen 100 persona që hynë nga Italia dhe s'u vetëizoluan për 14 ditë

Zbatimi i urdhrit të qeverisë për vetëkarantinimin e personave të ardhur nga Italia dhe Greqia ka nxjerrë në terren policinë dhe grupet e FNSH.  Gjatë mbrëmjes së sotme drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Bardhyl Kollçaku inspektuan këto pika kontrollit, të shpërndara në pikat hyrëse dhe kyçe në Tiranë, të ngritura për të monitoruar qarkullimin e drejtuesve të mjeteve dhe pasagjerëve që mund të udhëtojnë nga shtetet e prekura nga COVID-19.

Ardi Veliu u shpreh se duhet të kontrollohen të gjitha makinat pa përjashtim dhe grupet e FNSH të jenë në gatishmëri për rastet që hasin rezistencë dhe nuk duan të vetëkarantinohen.

' Normalisht makinat duhet të kontrollohen të gjitha pa përjashtim dhe nëse konstatoni shtetas që 15 ditëshin e fundit kanë ardhur sidomos nga Italia, duhet t'i bëjmë të qartë se duhet të vetëkarantinohen dhe duhet të shkëmbeni numrin e telefonit dhe të telefonojnë te 127 për çdo problematikë. Makinat duhet të ndalohen të gjitha pa përjashtim, jo me përzgjedhje. Kjo punë do vazhdojë sot deri në 12 dhe nesër do të rinisë sërish në 5:30 të mëngjesit. Nesër do të sjellim dhe tabletat që do të keni të gjitha të dhënat. Grupet  e FNSH për rastet e rezistencës', tha Veliu.

Ndërsa shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Bardhyl Kollçaku tha se dalja e ushtrisë në  do të jetë në mbështetje të Policisë së Shtetit për të kontrolluar apo sensibilizuar qytetarët, kryesisht ata që kanë udhëtuar në Itali e Greqi dhe se ky kontroll do të përfshijë të gjithë vendin, jo vetëm Tiranën.

“Detyrat e FA-ve në këto moment janë që të jenë në mbështetje të policisë së shtetit për të kontrolluar, sensibilizuar qytetarët, kryesisht ata që kanë udhëtuar në Itali e Greqi për t’i detyruar të vetëkarantinohen. Do të vazhdojnë për aq kohë sa është e nevojshme. Planet tona janë fleksibël. Aktualisht shtrihen dhe në qytete të tjera të Shqipërisë, ka një plan të detajuar”, tha Kollçaku.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:49
Koronavirusi/ Në kafe, rrugë e makina! Identifikohen 100 persona që hynë nga Italia dhe s'u vetëizoluan për 14 ditë

Policia e Shtetit ka identifikuar në terren  nga kontrollet mbi 100 persona që ditët e fundit kanë hyrë në Shqipëri nga Italia dhe nuk janë vetëkarantinuar duke shkelur rregullat. Personat në fjalë janë gjetur në Tiranë, Durrës, Fier dhe në Shkodër në makina dhe kafene. Ata janë shoqëruar nga policia në shtëpi dhe janë këshilluar që të mos dalin, ndërsa duke filluar nga nesër do të rikontrollohen nëse janë të vetëizoluar apo jo. Mes atyre që kanë shkelur rregullat e vetëizolimit 14 ditor janë edhe gra e vajza.

"Deri në këto momente, nga ora 17:00 dhe deri tani janë identifikuar mjaft persona që kanë ardhur nga Italia në periudhën 2-javore. Në Durrës, në Tiranë, në Fier, në Shkodër janë identifikuar persona nga këto kontrolle. Dhe është një numër që i kalon 100 persona. Durrësi, Tirana, Fieri, Shkodra dhe po t’i mbledhësh të gjitha janë 100 persona që kanë hyrë 2 javët e fundit nga Italia” tha drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Albert Dervishaj.

Që prej orëve të pasdites, forca policore speciale të FNSH-së, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat e Posaçme "Shqiponjat", në bashkëpunim me patrulla ushtarake, kanë ngritur rreth 70 pika kontrolli në 8 qytetet kryesore dhe ato me risk të shtuar, për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Patrullat, të stacionuara apo të lëvizshme po vijojnë të kontrollojnë drejtuesit e mjeteve apo pasagjerët që ditët e fundit kanë udhëtuar në vendet e prekura gjerësisht nga koronavirus. Për këta qytetarë parashikohet të vetëkarantinohen deri në 14 ditë, në të kundërt Policia do t'i gjobisë.

"Në kuadër të masave parandaluese për koronavirusin, të gjithë ata që hyjnë në Shqipëri dhe vijnë nga zonat e kuqe nga shteti fqinj Itali, zona në izolim, duhet të vetëkarantinohen për 14 ditë në shtëpitë e tyre, dhe do të jenë nën mbikëqyrjen e mjekëve. Nëse një person nuk e zbaton këtë urdhër, do të merren masa administrative siç parashikohen në nenin 35 të ligjit numër. 15/2016 për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive. Gjoba arrin deri në 5 qind mijë lekë të rinj' ky ishte vendimi i marrë në datë 9 mars, por duket se nuk i ka trembur.

Kontrollet dhe më pas identifikimin, policia e bën në bazë të listës së marrë nga sistemi “Tims” të personave që kanë hyrë në Shqipëri në ditët e fundit nga Italia dhe vendet e tjera të prekura me koronavirus.

Ora 22:59
Policia e Shtetit: 70 pika kontrolli për kufizim lëvizje të personave të ardhur nga vendet e prekura

Që prej orëve të pasdites, forca policore speciale të FNSH-së, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat e Posaçme "Shqiponjat", në bashkëpunim me patrulla ushtarake, kanë ngritur rreth 70 pika kontrolli në 8 qytetet kryesore dhe ato me risk të shtuar, për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Patrullat, të stacionuara apo të lëvizshme po vijojnë të kontrollojnë drejtuesit e mjeteve apo pasagjerët që ditët e fundit kanë udhëtuar në vendet e prekura gjerësisht nga Coronavirus.

Për këta qytetarë parashikohet të vetëkarantinohen deri në 14 ditë, në të kundërt Policia do t'i gjobisë.

Ora 22:12
Xhaçka përshëndet bashkëpunimin FA dhe polici: Të sigurojmë respektimin e masave  

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka përshëndetur vendimin e bashkëpunimit të policisë së shtetit me Forcat e Armatosura për të ndërgjegjësuar qytetarët në rrugë dhe respektimin e masave nga personat që kanë ardhur nga vendet e prekura.

'Forcat e Armatosura dhe Policia e Shtetit edhe njëherë bashkë Kontroll por mbi të gjitha sensibilizim për qytetarët, kryesisht për ata që kanë udhëtuar në vendet më të prekura, për të siguruar respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID 19' , shkruan Xhaçka.

I.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 12/03/2020 09:23

    Po mire ore akoma nuk e keni kuptuar qe shqiptaret nuk ka ndergjegje?! Si i kapni, i keshilloni e pastaj i shoqeroni per ne shtepi.. Dmth kryeministri dje ia paska futur pordhes kur tha qe gjobiten keta njerez..?! Une mendoj qe jo vetem gjobe, por edhe burg per keta sepse fare thjeshte mund te akuzohen per tentative vrasje. Vetem gjoba nuk eshte e mjaftueshme..

    Përgjigju
  • Pjeter: 12/03/2020 08:27

    Ropt ku ti kene,qelbesira.Shoresoj qe shteti te mis toleroje asnje cent me keta plehra,tu a kerkoje kokerr me kokerr parate e gjobave.

    Përgjigju
  • Franci: 12/03/2020 02:04

    Ne berat te gjithe kalamajt i ke jasht, lene kte po tek tregu nga ura e re sa qindra njerez shkojn!! Nam fare as kafenet sjan mbyll!

    Përgjigju
  • Gezim: 12/03/2020 01:08

    Keta persona duhet te detyrohen te bejne detyren e tyre si qytetar,ndaj vetes,familjes,gjysherve,fqinjeve,etj etj.ne keto momente policia mos ti toleroje minimalisht,c’do tolerance ne favor te tyre nje te neserme mund te demtoje familjaret e vete policit.

    Përgjigju
    • Ehhh: 12/03/2020 08:07

      Vetem ai xhaxhi njehere e nje kohe i tregonte detyren ketyre, tani bejne si pordhacer te tere

  • Blo: 12/03/2020 00:42

    Karantine ne spaç... pleraaaaaa .... legenaaaaaa..... na semuret ketu

    Përgjigju
    • Dikush: 12/03/2020 09:50

      Ti me duket kur ke qen i vogel, je vrare ne koke...

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…