Policia e Shtetit konfirmon se 1 nga 8 të arrestuarit në Malajzi, të dyshuar për terrorizëm, është shtetasi shqiptar me iniciale Z.K.
Sipas policisë  ai banon dhe punon prej vitesh në atë shtet madje ka mbaruar edhe studimet e larta.

Sipas "Russia Today" shqiptari dyshohet se është një pegadog juridiku në një nga universitetet shqiptare.
 
Strukturat e specializuara të Antiterrorit në Policinë e Shtetit janë duke punuar intensivisht për rastin në fjalë si dhe për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.
 
Policia e Shtetit po bashkëpunon me agjensitë e tjera ligjzbatuese e inteligjente në vend dhe jashtë saj, duke shkembyer të dhëna.

Redaksia Online
N.M/ Shqiptarja.com