Policia e Kosovës: Sulmi ndaj
Kuvendit akt me elemente terroriste

Policia e Kosovës: Sulmi ndaj<br />Kuvendit akt me elemente terroriste
Shefi i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni ka bërë të ditur se sulmi ndaj Kuvendit të Kosovës ka elemente terroriste, ndërkohë që ka thënë se pavarësisht kësaj nuk ka nevojë për panik.

Ende nuk është gjetur se kush e sulmoi Kuvendin, ndonëse jo pak kamera janë të vendosura përreth objekteve shtetërore dhe rrugëve të qytetit. Tash e pesë ditë Policia e Kosovës është në kërkim të personave që kryen këtë akt.

“Sulmin në objektin e Kuvendit ne e vlerësojmë si një sulm, si një incident mjaft serioz. Mbi bazën e këtij serioziteti ne në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e Shtetit, respektivisht Prokurorinë Speciale, e kemi cilësuar si akt me elemente terroriste. Dhe do të trajtohet si i tillë”, ka thënë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni të hënën, i thirrur për raportim në mënyrë urgjente nga Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së.

Edhe pse kanë kaluar tashmë pesë ditë që nga sulmi mbi institucionin më të lartë ligjvënës dhe përfaqësues, kreu i Policisë tha se ende mbetet në kërkim personi që kreu këtë akt. Mirëpo, theksoi se sulmi mbi Kuvendin është serioz, por nuk ka nevojë për panik nga qytetarët e Kosovës.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri