Policia e Kosovës:Nga dhuna u
plagosën policë,qytetarë e gazetarë

Policia e Kosovës:Nga dhuna u<br />plagosën policë,qytetarë e gazetarë
Baki Kelani, Zëdhënësi i policisë së Kosovës doli në një konferencë për shtyp,menjëherë pas protestës së dhunshme të opozitës ku ka deklaruar se janë plagosur disa persona, mes të cilëve policë, qytetarë dhe gazetar.

“Nga hedhja e mjeteve të forta e të rrezikshme si gurët, shishet dhe bombat molotov në protestë kanë pësuar lëndime 10 policë, 2 qytetarë dhe dy gazetarë” tha ai.

Kelani ka shtuar se në këtë protestë të dhunshme kanë marrë pjesë 8 mijë persona të cilët kanë ardhur me automjete të ndryshme nga qytetet e Kosovës, ndërkohë që ata kanë dhunuar jo vetëm punonjësit e policisë, por edhe katet e para të godinës së qeverisë së Kosovës.

“Në protestë morrën pjesë 8 mijë pjesëmarrës. Ne kemi sqaruar se nuk kemi penguar asnjë automjet me qytetarë që të marrin pjesë në protestë. Sapo fjalimet e liderëve të opozitës kanë përfunduarnjë  grup prej disa dhjetra protestuesish kanë gjuajtur ndaj zyrtarëve dhe objekteve shtetërore. Policia ishte e vetëpërmbajtur, duke mos reaguar ndonëse kishte dhunë dhe bomba molotov” ka thënë ai.

Referuar kësaj dhune drejt policisë, sipas Kelanit ajo ka ndërhyrë me mjete të ligjshme për të shpërndarë protestuesit e dhunshëm.

Ai ka shtuar se, policia ka ndaluar 42 persona nga Shqipëria të cilët i ka kthyer në pikën kufitare të Morinit bazuar në ligjet kufitare pasi mund të ishin cënim për vendin, ku ka shtuar se autobuzët janë ndaluar për siguri të udhëtarëve për të bërë kontroll e identifikuar këta persona dhe më pas kanë hyrë në prishtinë

Sipas tij, situata tashmë është vënë nën kontroll, ndërkohë që policia është e gatshme që të sigurojë rendin e qetësinë publike.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin