Policia e Kosovës në kërkim të vrasësit së 2 nxënësve dhe shoferit të autobusit, 20 mijë euro shpërblim për informacion

Policia e Kosovës në kërkim të vrasësit së 2 nxënësve dhe shoferit të autobusit, 20 mijë euro shpërblim për informacion

Autobusi i sulmuar me armë në Deçan

Policia e Kosovës është në kërkim të vrasësit të 2 nxënësve dhe shoferit të autobusit 2 ditë më parë në Gllogjan të Deçanit. Për të arritur sa më shpejt në prangosjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të arsyes pse ka ndodhur ngjarjan Qeveria e Kosovës ka vënë një shpërblim prej 20 mijë eurosh për këdo që jep informacion. 

"Lidhur me rastin e vrasjes së trefishtë të premten mbrëma në Gllogjan, Policia e Kosovës me të gjitha njësitet e saj relevante është angazhuar në hetimin dhe ndriçimin sa më parë të këtij rasti. Policia është duke punuar në mbledhjen dhe analizimin e të gjitha fakteve dhe dëshmive relevante për të zbardhur sa më parë këtë rast dhe për të sjellë para drejtësisë sa më parë që të jetë e mundur kryerësin/it e kësaj vepre kriminale. Megjithatë, për identifikimin sa më të shpejtë ​të kryerësit/ësve të këtij akti kriminal, Qeveria, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia kërkojnë ndihmën e qytetarëve dhe kujtdo që mund të ketë informacione të rëndësishme për zbardhjen e rastit.

Si Kryeministër, bashkë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës apelojmë te qytetarët që mund të kenë ndonjë njohuri rreth rastit ta ndihmojnë policinë me informacione për gjetjen e autorit/ve të këtij akti dhe për këtë ofrojmë një shpërblim prej 20.000 euro (njëzet mijë euro), për cilindo qytetar i cili mund të jep informacione të cilat shpiejnë në zbardhjen ose zbulimin e këtij rasti", thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Pikat e kontaktit ku të gjithë qytetarët janë të lutur të japin informacion janë: Tel:-080019999 ose -192, dhe e-mail: [email protected]

Ngjarja e rëndë e regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Kosovë ka tronditur opinion publik në mbarë vendin. Tre persona mbetën të varë si pasojë e një sulmi me kallashnikov drejt një autobusi në Gjollan të Deçanit.Viktima mbetën dy nxënësit Ledion Hamzaj, 16 vjeç dhe Gentiana Mustafaj, 17 vjeç si edhe shoferi i autobusit Gani Gjokaj. Një person tjetër mbeti i plagosur por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mediat kosovare shkruajnë se nxënësit po ktheheshin nga shkolla dhe këtë rrugë ata e bënin çdo ditë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:03
'Pse nxitove që të hyje në autobus...', fjalët prekëse të shoqes në ceremoninë e varrimit të dy nxënësve që u vranë në Gllogjan

Qindra persona morën pjesë në ceremoninë e varrimit të dy nxënësve që u vranë të premten mbrëma në Gllogjan të Deçanit. Para nisjes së ceremonisë së varrimit, moshatarja dhe shoqja e nxënësve të vrarë para të pranishmëve ka lexuar një shkrim prekës për viktimat.

'Jam unë shoqja juaj, e si mund t'ju them lamtumirë kur sapo kemi filluar që të jetojmë. Ledjan dhe Genta kur u ndamë pse nuk na treguat se nuk do të shihemi më kurrë. Genta ke lënë detyrat e papërfunduara... fletoren me shënime kujt do t'ja lesh. Pse nxitove aq shumë që të hyjë në autobuz. O zot çfarë arsyeje ka ky trishtim. Ledjan dhe Genta së paku të na tregonit dhembjen kur nuk jeni. Mallkuar qoftë ajo dorë që ju ndau nga ne. na keni këputur shpirtin, kujdesuni për ne atje lart pasi ne nuk u kujdesëm dot këtu poshtë për ju.'- tha ajo mes lotësh.

I pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti e kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj. Ramosaj tha “duhet ta forcojmë këtë shtet më shumë, e sidomos sigurinë”.

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë