PRISHTINE-Policia e Kosovës po zhvillon një operacion në kryeqytet, pasi dyshohet se fshihen persona të huaj të të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje. Operacioni është duke vazhduar edhe gjatë orëve të mbrëmjes, ndërsa deri tani raportohet për disa të arrestuar.
“Policia e Kosovës është duke realizuar një operacion policor në Prishtinë, i cili operacion ka për qëllim identifikimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar për vrasje, e që janë shtetas të huaj në kërkim ndërkombëtar”, ka deklaruar zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Daut Hoxha.
Komento