Policia e Kosovës i ka gjetur pesë raketahedhëse në afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan të Kosovës.
“Mjetet ushtarake dyshohet se i përkasin ngjarjeve të shtatorit të vitit të kaluar”, tha për Radion Evropa e Lirë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Më 24 shtator 2023, një grup serbësh të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke e vrarë policin Afrim Bunjaku.
Më pas sulmuesit u strehuan në manastirin e këtij fshati, prej ku vazhduan përleshjet me policinë. Gjatë përleshjeve u vranë tre sulmues.