Policia e Lezhës kap ‘trimin’ me pistoletë imituese. Dy të tjerëve u gjendet drogë në makinë

Policia e Lezhës kap ‘trimin’ me pistoletë imituese. Dy të tjerëve u gjendet drogë në makinë

Policia e Lezhës bën me dije se është vënë në pranga 28-vjeçari me iniciale K. M., ndërsa është shpallur në kërkim A. M., 23 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin.

Siç bëhet me dije, shtetasit K. M., dhe A. M., kanë qenë duke udhëtuar me makinë dhe në vendin e quajtur  “Shullaz” ka mundur të bëjë bllokimin e tyre, ku brenda automjetet janë sekuestruar 6 kg kanabis.

Ndërsa në kontrollin që Policia e Lezhës ka bërë në banesën e 28-vjeçarit me iniciale K. M., është sekuestruar edhe një armë e ftohtë thikë.

Blutë e Lezhës, po ashtu kanë proceduar penalisht edhe një 21-vjeçar, me iniciale K. N., i cili qarkullonte me një pistoletë imituese.

Njoftimi i Policisë:

Kurbin, Lezhë

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar "Sanxhaku".

Operacioni nga Policia e Kurbinit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë.

Sekuestrohen 6 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe një armë e ftohtë.

Një shtetas në pranga dhe një tjetër u shpall në kërkim.

Gjatë kontrolleve të shtuara më herët u sekuestrua edhe një pistoletë imituese që e dispononte një 21-vjeçare dhe qarkullonte me të me vete.

Në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut Lezhë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, nga Policia e Kurbinit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, u organizua dhe finalizua operacioni policor antidrogë i koduar "Sanxhaku", si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

K. M., 28 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit  A. M., 23 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin.

Shërbimet e Policisë, pas informacioneve të marra se këta dy shtetas po transportonin me automjet një sasi lënde narkotike, kanë ndërhyrë në vendin e quajtur “Shullaz” duke bllokuar automjetin dhe shtetasin K. M. Gjatë kontrollit në automjet u gjet një sasi prej rreth 6 kg kanabis.

Në përfundim të veprimeve u bë shpallja në kërkim edhe e shtetasit A. M., si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e K. M., u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë thikë.

Po gjatë kontrolleve të shtuara, në orët e vona të natës Policia kapi dhe procedoi penalisht 21-vjeçarin K. N., banues në Lezhë, i cili qarkullonte me një pistoletë imituese.

Materialet iu referuan prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” në ngarkim të shtetasit K. M. dhe për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja nda urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” në ngarkim të shtetasit A. M.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot Shqipëria dhe shqiptaria është në ditët e veta më të mira! Nuk kemi kohë për të humbur

Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot Shqipëria dhe shqiptaria është në ditët e veta më të mira! Nuk kemi kohë për të humbur