LEZHË- Policia e Shtetit ka publikuar listën e 33 personave më të kërkuar për qarkun e Lezhës. Në listën me 33 persona, pjesa më e madhe ishin të dënuar për vrasje, 5 prej tyre më dënim të përjetshëm.
Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojnë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin.
Pjesë e listës së më të kërkuarve është edhe Dritan Syziu, pjesë e bandës së Mirditës. E dënuar për vrasje dhe në kërkim në qarkun e Lezhës rezulton dhe shtetësja Violeta Gjoka (Haxhia) për të cilën drejtësia shqiptare ka dhënë 17 vite burg.
Në ndryshim nga qarqet e tjera ku të kërkuarit kanë qenë për një sërë veprash penale këtu dominojnë të kërkaurit të dënuar për vrasje me plot 32. Ndërsa pjesë e listës është edhe “babagjyshi” i grabitjeve Saimir Kala i dënuar me 18 vite burg.