TIRANË- Policia e Shtetit në një njoftim për mediat thekson se gjatë ditës së sotme, në bashkëpunim me OSHEE, ka vijuar në të gjithë vendin operacionin për identifikimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të lidhjeve të paligjshme të energjisë dhe vjedhjes së energjisë elektrike.
Policia e Shtetit ben te ditur se "gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 25 persona, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike dhe shpërdorim detyre , si dhe janë shpallur në kërkim 7 persona të tjerë".
Policia e Shtetit konfirmon se "në bashkëpunim me OSHEE-në po vijon me intensitet të lartë veprimet në terren dhe nuk do ta ndërpresin në asnjë moment punen deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme të energjisë dhe për të përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona që abuzojnë me energjinë elektrike si dhe të gjithë ata punonjës të OSHEE që shpërdorojnë detyrën me qëllim përfitimi duke favorizuar vjedhësit e energjisë elektrike"./ATSh/
/Shqiptarja.com