TIRANE – Policia e Shtetit dhuroi sot 6 qen për Drejtorinë e Doganave të Bullgarisë, ceremoni e cila u zhvillua në ambientet e Institutit të Përgatitjes së Qenve të Policisë.
Ky donacion u bë i mundur në kuadër të një projekti bashkëpunimi ndërkombëtar rajonal, në të cilin merr pjesë Policia e Shtetit, Drejtoria e Doganave Bullgare, EUCOM (U.S. European Command) dhe Programi ICITAP.
Projekti ka rëndësi, veç të tjerash edhe për shkëmbimin e eksperiencave dhe ngritjen në një nivel më të lartë të bashkëpunimit midis agjencive të ndryshme ligjzbatuese. Kështu janë shprehur të pranishmit në këtë ceremoni, si përfaqësues të Departamentit të Trajnimit Policor në Drejtorin e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtori i Drejtorisë se Bashkëpunimit Teknik Policor Ndërkombëtar, përfaqësues të Programit ICITAP, si dhe të EUCOM-it.
Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Përgjegjësi i Institutit të Përgatitjes së Qenve të Policisë, z. Halim Xhakollari, falënderoi Programin ICITAP dhe EUCOM për mbështetjen në zbatimin e këtij projekti.
Nëpërmjet Programit ICITAP, Policia e Shtetit synon që së shpejti të jetë një distributor për policitë e vendeve të rajonit me qen policorë.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com