TIRANË - Gjatë kësaj jave policia e Shtetit ka arrestuar me dhjetëra persona të cilët kanë kryer shkelje të ndryshme. Referuar ndërtimeve të paligjshme, në të gjithë vendin janë evidentuar 52 raste, ku janë arrestuar 6 persona, 45 ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim.
 
Në kuadër të masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve, gjatë kësaj jave në të gjithë vendin janë evidentuar 7 raste me 7 autorë  të cilët ndiqen në gjendje të lirë.
 
Ndërsa në fushën e organizimit të lotarie të palejuara , Policia e Shtetit  ka evidentuar 6 raste me 6 autorë, nga këta 4 janë proceduar penalisht në  gjendje të lirë, ndërsa 2  janë shpallur në kërkim.
 
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 6 makineri të lojërave të fatit  e aksesorë të tjerë që shërbejnë për këtë qëllim.
 
“Edhe në javët në vazhdim Strukturat e Policisë së Shtetit do vijojnë punën për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së pa ligjshme”, - thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)