Policia e Shtetit: Masa sigurie në çdo pikë kufitare për sezonin turistik

 
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit
TIRANË, 16 Gusht /ATSH- I. Vata/-Policia e Shtetit doli të shtunën në një konferencë për mediat, për të publikuar planin e masave që ka marrë në kuadër të shtimit të fluksit të qytetareve dhe sezionit turistik në të gjitha pikat e kalimit kufitar.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, nëpërmjet Policisë Kufitare dhe Migracionit ka marrë të gjitha masat për realizimin me korrektesë dhe cilësi të detyrimeve për sigurimin e jetës dhe qetësisë së pushuesve, duke vënë në gjendje pune mjetet që ka në përdorim, Policia Kufitare dhe Migracionit jane fokusuar edhe në mbajtjen në gatishmëri të mjeteve lundruese.
Po ashtu, Policia Kufitare në bashkëpunim me DTI punojne për mbajtjen në gjendje pune të sistemit TIMS në të gjitha PKK dhe sidomos në ato me fluksin më të madh. Janë shtuar postet e punës në PKK me fluksin më të madh si, Morinë, Muriqan, Qafë Thanë, Kapshticë, Kakavijë, Qafe Botë, Durrës, Vlorë dhe Sarandë dhe për mbulimin me punonjës me orar të zgjatur.
Policia e Shtetit shprehet se "në të gjitha stacionet e PKM, ku ka plazhe punonjësit e PKM kryejnë edhe detyra të policisë së rendit. Njësia e lëvizëshme territoriale e Kufirit dhe Migracionit (DELTA), ka vënë në gatishmëri në interes të sigurisë në kufi dhe në plazhe, personelin dhe mjetet ne përdorim. Në pikat e kalimit kufitar me fluksin më të madh, janë shtuar 55 poste pune të kompletuara me personel dhe punohet me sistem 12 orësh".
Gjithashtu, Policia e Shtetit pohon se "për muajin qershor 2014 kane hyrë/dalë nëpërmjet PKK-ve 1261624, shtetas dhe 362185 mjete, ne krahasim me qershor 2013, me 1022294, shtetas dhe 331304 mjete. Për muajin korrik 2014 kane hyrë/dalë nëpërmjet PKK-ve 1774631 shtetas dhe 485000 mjete, ne krahasim me korrik 2013 me 1704640 shtetas dhe 425722 mjete".
Në periudhën 01-15 gusht 2014 është përballuar një fluks 1418686 shtetas dhe 360133 mjete, ne krahasim me te njëjtën periudhe te vitit 2013 me 1346134 shtetas dhe 306550 mjete, ndersa në periudhën, 1 janar deri 15 gusht 2014 kanë hyre/dalë nëpërmjet PKK-ve 9232850, shtetas dhe 2632822, krahasuar me vitin 2013, me 9138867 shtetas dhe 2284304 mjete.
Gjithashtu, PKM ka detyra specifike edhe për sigurinë ne plazhe, për t'u ardhur ne ndihme shtetasve, sidomos ne rastet kur u rrezikohet jeta. Policia e Shtetit është e angazhuar për ta mbyllur me sukses detyrën e saj edhe për sezonin turistik veror 2014. /a.ke/
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!