Policia e shtetit/ Mes 200 konkurentëve 10 gra në garë për t'u bërë shef komisariati! Mbyllet faza e parë e konkursit

Tirane-  Rreth 200 punonjës policie me gradat “nënkomisar”, “komisar” dhe “kryekomisar”, kanë shfaqur interes në garën për 48 komisariatet në të gjithë vendit, e cila u mbyll të premten (8 nentor) me fazën e parë të aplikimeve. Në mesin e tyre janë 10 janë gra, të cilat synojnë emërim, në një procedurë gare për shef komisariati që bëhet për herë të parë, pas ndryshimeve ligjore në ligjin për Policinë e Shtetit.

Risi në këtë garë është edhe komisioni që do të vlerësojë kandidaturat, i cili për herë të parë, po ashtu përbëhet nga 3 gra. Brenda afateve ligjore secila kandidaturë do të kalojë në filtër të veçantë, për t’u përmbyllur me intervistimet dhe përzgjedhjen përfundimtare, për të marrë emërim. Mësohet se pjesë e garës janë bërë të gjithë shefat aktual të komisariateve, përfshirë shefa krimesh apo rendit dhe sigurisë, e më gjerë. 

Ndërkohë, në Policinë e Shtetit, të shtunën u përmbyllën intervistimet për 42 kandidatët në garën për drejtues qarku, ndërsa maksimumi deri në fundin e javës së ardhshme përmbyllet procesi, duke bërë zyrtarisht emërimin e 12 drejtuesve të rinj, të cilët po ashtu vijnë pas një procesi gare që u zhvillua për herë të parë. Pjesë e garës u bënë edhe drejtues të rinj, të cilët së fundmi morën gradën, duke synuar kështu dhënien e frymëmarrjes me figura të reja të drejtorive të qarqeve. Në bazë të analizës që do të bëj komisioni përzgjedhës për çdo kandidaturë fituese, do bëhet emërimi i përveçëm në qarqe të caktuara. Me interes priten emërimet në qarqe të konsideruara “të vështira”, nga Tirana, Shkodra, Durrësi, Vlora, Fieri, Lezha dhe Elbasani, ku niveli i kriminalitetit është në nivelet më të larta. 

Pak javë më parë, me të njëjtën procedurë gare u emërua drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i cili kaloi të gjitha fazat e garës mes konkurrentësh të tjerë. Gara në Policinë e Shtetit bëhet për herë të parë. Më herët, emërimet bëheshin në bazë të analizës dhe emrave që ishin në dispozicion. Qasje e re u jep mundësi të gjithë ambiciozëve të synojnë rolet drejtuese.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 11:38

    Buxheti 2025, a duhet pranuar amendamenti i PD-së për minimumin jetik?



×

Lajmi i fundit

2100 rezervistë deri në 2030-ën, Vëngu: Të rekrutuarit nuk humbasin vendet e punës, kostoja mujore 1 mijë euro për rezervist

2100 rezervistë deri në 2030-ën, Vëngu: Të rekrutuarit nuk humbasin vendet e punës, kostoja mujore 1 mijë euro për rezervist