TIRANE- Çdo punonjës policie mund të përfitojë pension suplementar të parakohshëm kur ka vjetërsi shërbimi 15 vite për meshkujt që kanë mbushur moshën 47 vjeç, dhe 12 vite për femrat të cilat kanë mbushur moshën 42 vjeçe. Kjo gjë përcaktohet në draftin e ri të miratuar nga Ministria e Brendshme, dhe pritet të miratohet nga qeveria. Po ashtu, në draft thuhet se “Punonjësi i policisë që ndërpret marrëdhëniet e punës, përfiton pension të parakohshëm suplementar në masën 50% të pagës mujore e muajit në çastin e lindjes të së drejtës për përfitim”.
Për çdo vit shërbimi të personave që kanë plotësuar kriterin e moshës, punonjësi përfiton masën 2% të pagës mujore të muajit të fundit. Shuma e përfitimit nuk mund të jetë më shumë se 65% e pagës mujore të muajit të fundit. Për çdo periudhë shërbimi 10-15 vjet për punonjësit e policisë meshkuj dhe 7-12 vite për punonjësit e policisë femra, punonjësi i policisë përfiton pension të parakohshëm në masën 3% më pak se 50% të pagës mujore të muajit të fundit për çdo vit.
Ndërsa, kur përfituesi i pensionit të parakohshëm punësohet në vende pune me status civil, masa e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, bëhet sa një pension bazë, i përcaktuar nga Këshilli i Ministrave në përputhje me ligjin nr 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Rregullat dhe procedurat e trajtimit me pension të parakohshëm suplementar përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave.
/Shqiptarja.com