Policia e Shtetit na prezanton me Arselën, efektiven e “Shqiponjave” të Tiranës

Policia e Shtetit na prezanton me Arselën, efektiven e “Shqiponjave” të Tiranës

Arsela, Policia e Shtetit

Ato janë vajzat që kanë thyer paragjykimet se profesioni i polices është vetëm për burrat. Pas Silvës, Eljandës dhe Reit, Policia e Shtetit ka postuar sot foton e Arselës, pjesë e forcave speciale “Shqiponjat”, e cila në përshkrimin e fotos ka bërë bilancin e vitit.

Sipas saj, këtë vit ajo dhe skuadra e saj kanë kapur në flagrancë 8 persona që po qarkullonin në kryeqytet armë zjarri pa leje si dhe kanë ndaluar 35 persona të kërkuar nga drejtësia.

Postimi i Arselës:

Mirëmëngjes nga Policia e Shtetit!

Jam Arsela, një nga “Shqiponjat” e Tiranës. Në pamje të parë, të jesh pjesë e forcave speciale nuk është një punë për femra, por po ja dalim më së miri.

Këtë vit kapëm në flagrancë 8 persona që qarkullonin në kryeqytet me armë zjarri pa leje si dhe ndaluam 35 persona të kërkuar nga drejtësia.

Telefono falas 112, Policia e Shtetit 24/24 në shërbimin tuaj!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Javë ndryshimesh! Fat dhe shanc, por kujdes me dashurinë/ Horoskopi javor 13-19 maj nga astrologu Jorgo Pulla

Javë ndryshimesh! Fat dhe shanc, por kujdes me dashurinë/ Horoskopi javor 13-19 maj nga astrologu Jorgo Pulla