Jo vetëm të bukura por edhe të afta në detyrën e tyre. Pas Silvës dhe Reit, Policia e Shtetit ka postuar sot foton e Eljandës, kontrollore në pikën kufitare të Hanit të Hotit, e cila thotë se po përballojnë me sukses fluksin e qytetarëve që zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë gjatë këtij sezoni turistik.

Ajo madje jep këshilla për të gjithë qytetarët që përballen me emergjenca gjatë udhëtimit të tyre.

STATUSI I ELJANDËS

Mirëmëngjes nga Policia e Shtetit!

Jam Eljanda, kontrollore në PKK Hani i Hotit, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër.

Përballojmë këto ditë të sezonit veror, fluks qytetarësh në Pikën e Kalimit Kufitar, por ambientet e reja na japin mundësinë tu shërbejmë më mirë.

Telefono në nr falas 112, për çdo emergjencë Policinë e Shtetit! — në Hani Hotit, Shkodër, Albania