TIRANE- Policia e Shtetit nëpërmjet një deklarate për shtyp njoftoi sot përjashtimin e Shemsi Prençit nga Policia e Shtetit "për kryerje të veprimeve të pahijshme dhe shkelje dhe mos ushtrim të kompetencave të policisë."
Nëpërmjet një deklarate për shtyp e Policia e Shtetit jep arsyet që detyruan Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të përjashtojë nga Policia drejtuesin e Parë Shemsi Prençi.
Policia sqaron se fillimisht më 23 prill është nisur një hetim administrative ndaj Shemsi Prençit për implikim në veprime të kundra ligjshme. Më 24 prill në funksion të këtij hetimi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi pezullimin e përkohshëm në detyrë, dhe kishte vënë në dijeni Prençin për këtë. Po kështu në ngarkim të tij kanë qenë të regjistruara dy masa të mëparshme disiplinore “vërejtje me paralajmërim” gjatë dy viteve të fundit për shkelje të kryera nga ana e tij gjatë ushtrimit të detyrës.
Shkarkimi vjen pak ditë pasi Prençi i dorëzoi Drejtorit të Policisë së Shtetit dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Policisë së Qarkut Dibër dhe nga cdo funksion në policinë e shtetit. Prençi akuzoi Drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe ministrinë e Brendshme si të implikuar në mafian e kromit në Bulqizë. Nga ana e saj policia e shtetit sot i quan shpifje.
"Me datën 25 Prill 2012, adreson publikisht fyerje dhe ofendime të rënda përpara mediave në adresë të drejtuesve të Këshillit të Ministrave, të Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë së Shtetit, në shkelje të rëndë të Ligjit për Policinë e Shtetit dhe në dhunim të statusit të depolitizimit të policisë."
Në përfundim të hetimit administrativ, me propozim të Drejtorisë së Standardeve Profesionale, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit vendosi “Përjashtimin nga Policia” të Drejtues i Parë Shemsi Prençi për“Kryerjen e veprimeve të pahijshme” si dhe “Shkelje ose mosushtrimi i kompetencave të Policisë”- thuhet në njoftimin për shtyp të lexuar sot nga zëdhënësja Klejda Plangarica.
PRENCI ME 27 PRILL: VDEKJA E MINATOREVE NUK ISHIN AKSIDENTE POR VRASJE
Dy ditë pas dhënies se dorëheqjes nga strukturat e policisë se shtetit, më 25 prill, në emision Debat të gazetarit Alfred Peza, ne tv Vizion plus, Prençi bëri publike skemën sipas te cilës funksionon krimi ne Bulqizë duke deklaruar se humbja e jetës se minatorëve ne miniere nuk është aksident por vrasje. Prençi sqaroi se transferimi i tij nga forcat speciale ne qarkun e Dibrës është bere për shkak te përplasjes qe ai pati me zv/ministrin e brendshëm, Avenir Peka ne fushatën elektorale për zgjedhjet lokale. Si një prej drejtuesve kryesore te policisë ne ngjarjen e “21 janarit”, Prençi deklaroi se policia nuk kishte mjetet e duhura për te përballuar turmën. Ndërkaq njeriu qe u arrestua ne 14 shtatorin e ‘98, solli dhe detajet për marrjen e Televizionit Publik Shqiptar.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Intervista e Prençit: Më mundi mafia e kromit