Raporti: Zhduket kanabisi në Shqipëri, në 2018 u kultivuan vetëm 27 parcela (Shifrat)

Zhduket kanabisi nga Shqipëria. Policia e Shtetit në bashkëpunim me  GdF kanë publikuar raportin me shifrat e kultivimit dhe sekuestrimit për vitin 2018. Report Tv ka siguruar raportin ku theksohet se në total për vitin 2018, nga Monitorimet Ajrore, janë identifikuar 27 parcela me 675 bimë narkotike canabis sativa ose 4.642 bimë më pak se në vitin 2017. 

Në vitin 2018 janë kultivuar vetëm 0.8 ha nga rreth 2 ha që ka qenë në 2017. Në 2016 ishin 213 ha dhe ne 2013 ishin 323 ha. Në vitin 2018 ka pasur 40% më shumë fluturime se në vitin 2017. Janë kryer gjithsej 69 misione fluturime monitorime ajrore me 187 orë e 42 minuta fluturimi, ose 43h 26’ më shumë se në vitin 2017. Në skaner kanë kaluar 733 mijë hektarë të territorit shqiptar në 2018, nga 683 mijë që u kontrolluan në vitin 2017.  

Gjithashtu nga zyrtarët italianë u theksua se në vitin 2018 trafiku i drogës nga Shqipëria drejt Italisë ra me 81%, nga 34.7 ton kanabis që u sekuestruan në Itali në vitin 2017, në 2018 u sekuestruan vetem 6.6 ton. Zyrtarët italianë në bashkëpunim me policinë shqiptare deklaruan se pas pastrimit të territorit nga kanabisi, tani do të vijojë goditja e grupeve kriminale me skuadrat e përbashkëta hetimore, si në rastin e fundit, 'Lulet e Pranverës', që u finalizua dje.

Trafiku i droges per vitin 2018 nga Shqiperia ne Itali

 

Raporti i kultivimit ne vite nga 2013-2018

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:26
Raporti për kanabisin/ Zyrtarja e SHBA: Do krijojmë SPAK-un që politika të mos mbrojë kriminelët

E ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA-së në Shqipëri, Leyla Moses - Ones përgëzoi Shqipërinë për arritjet në betejën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, por kërkoi që lufta të vijojë. Gjithashtu, Leyla Moses - Ones tha se SHBA do të vijojë që të mbështesë krijimin e SPAK-ut.

"Sot është e qartë se është më e vështirë të kultivosh dhe trafikosh kanabis në Shqipëri, sesa ka qenë dy vite më parë. Por lufta duhet të vijojë. Tani duhet të vendosen pengesa më të forta për të ndaluar që trafikantët e drogës. Ruajtja e vrullit për reformën në drejtësi është absolutisht vendimtare. Trafikantët duhet të përballen me drejtësinë, dënim i duhur me burgim. Njerëzit që drejtojnë këto rrjete duhet të frikësohen shumë. Kapja e Klemend Balilit, Arbër Çekajt dhe Met Kananit duhet të shërbejnë në këtë përpjekje afatgjatë. Tani është në dorë të prokurorëve dhe gjykatave dhe sigurisht vullnetit politik.

Ne nuk mund ta duam këtë më shumë se ju. SHBA janë me ju hap pas hapi, por varemi nga vullneti juaj politik. Ne do mbështesim krijimin e SPAK-ut për të siguruar që politika të mos luajë më një rol në mbështetje të këtij aktiviteti të paligjshëm dhe të mos përmbysë peshoren  e drejtësisë në interes të kriminelëve. Tani duhet ët sekuestrohet pasuria e kriminelëve" deklaroi ajo.

Ora 13:17
Raporti për kanabisin/ Lleshaj: Fituam një betejë të rëndësishme, lufta vijon

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i cilësoi historike shifrat e publikuara nga raporti i Gdf për vitin 2018 për goditjen e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit. "Për vitin 2018 niveli i kultivimit të kanabisit është në minimumin e tij historik. Suksesi konfirmohet edhe nga Italia. Në 2018 sasia e kapur në Itali është 81% më e ulët se në 2017. Zhvendosja e objektivit të luftës nga bimët te kriminelët është edhe thelbi i tij. Kemi arritur një fitore në një betejë të rëndësishme. Do të arrijmë të fitojmë luftën e vërtetë integrimin europian të Shqipërisë. Nuk do të ndalojmë këtu për luftën kundër krimit. Operacionet e fundit si vendosja përpara drejtësisë e Balilit, 'Lulet e Pranverës' apo të tjerë provojnë se; ne kemi vullnet, ne duam, së dyti, kemi kapacitete për këtë qëllim dhe së treti kemi mbështetje të madhe dhe nuk jemi vetëm. Qeveria shqiptare është e motivuar për të cuar përpara të gjitha reformat, që janë kushte për realizimin e kryereformës për Europën e vlerave tona" deklaroi Lleshajt.

Ora 13:12
Raporti për kanabisin, ambasadori i BE: Ulje drastike, rezultate mbresëlënëse

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca në Shqipëri përgëzoi strukturat për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të kanabisit. Ai kërkoi që tani të konfiskohet pasuria e grupeve kriminale. "Rezultatet janë mbresëlënëse, ulje drastike në kultivimin e kanabisit në Shqipëri. Gjithashtu tregohet edhe një ulje e kanabisit që është sekuestruar në Itali. Në emër të BE-së iu përgëzoj. Sekuestrimi i drogës duhet të ndiqet nga veprimet e tjera të konfiskimit të pasurisë për grupet kriminale" tha ai.

Ora 13:11
Zyrtari italian: Skuadrat e përbashkëta do të godasin grupet kriminale

Drejtori i Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Policisë në Ministrinë e Brendshme Italiane, Gjeneral Brigade Giuseppe Spina deklaroi se "Në krahasim me të kaluarën deshën dhe arritëm të zgjeronim jo vetëm periudhën e monitorimit, por edhe fazat e tjera. Kontribut të rëndësishëm ka dhënë shoqëria Benecon për identifikimin e kultivuesve. Mirënjohje kryetarit të delegacionit diplomatik, ambasadorit Cutillo. Bashkëpunimi me Shqipërinë e ka prejardhjen që në 1991 mbi trafikun e paligjshëm të lëndëve narkotike dhe sot kemi një platformë marrëveshjesh që mbështet mbi 18 instrumente të bashkëpunimit dypalësh.

Zyra e ekspertit për sigurinë në Shqipëri ka siguruar informacione të nevojshme me autoritetet shqiptare. Veprimtaritë e zhvilluara duhet të analizohen në krahasim me vitin e kaluar me një qasje që mban parasysh një qëndrim, një qasje shumë disiplinore në luftën kundër trafikut. Janë përmirësuar dhe konsoliduar shumë procedurat duke përfshirë të gjithë aktorët e interesuar si përdorimi i një teknologjie të re për përpunimin e të dhënave për të bërë më pas analizën e riskut.

Është bërë identifikimi i  grupeve kriminale. Në 2018 ka shënuar konkretizime të rëndësishme. Fushata e fluturimeve ka bërë të mundur 187 orë fluturimi, që prej datës 5 prill deri në tetor 2018 dhe analizën e 733 mijë hektarësh të territorit shqiptar. Përballë kësaj veprimtarie që është. është konfirmuar ulje e plantacioneve janë identifikuar vetëm 27, nga 88 që ishin në 2017. Tregohet një ulje domethënëse edhe e kanabisit të sekuestruar në Itali me 81% brenda një viti" deklaroi ai.

Ora 13:10
Raporti për kanabisin/ Veliu: Rezultatet e 2018, më të mirat që nga fillimet e viteve 90

Sot është prezantuar raporti me rezultatet e luftës kundër kanabisit nga GdF dhe Policia e Shtetit përgjatë vitit 2018. Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu u shpreh se në krahasim me vitin 2017, rezultatet e vitit 2018 janë mjaft të mira.

Pjesë nga fjala e drejtorit të policisë së shtetit Ardi Veliu
Për vitin 2018 u morën dhe u trajtuan, 2517 informacione policore për kultivim të bimëve narkotike.
U çelën 40 procedime policore për persona të dyshuar me tendencën e Kultivim të bimëve narkotike.
Gjithashtu  u  çelën 40 procedime proaktive me metoda speciale të hetimit për Kultivim të bimëve narkotike dhe u realizuan 24 prej tyre ose 16 procedime me shumë se një vit më parë dhe 19 procedime të realizuara me shumë.
I kemi kushtuar vëmendje të vecantë bashkëpunimit me partnerët, duke e parë fenomenin e kanabisit si një shqetësim  real rajonal dhe ndërkombëtar.
Kemi vendosur tashmë standartin e bashkëpunimit nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave dhe informacionit me policitë e rajonit. Ajo që bie në sy për shkak të mënyrës së bashkëpunimit dhe arritjes së  suksesit është bashkëpunimi me palën italiane si partnere e ngushtë në hetime të përbashkëta operacionale.
Ndaj më lejoni sot këtu që të falënderoj kolegët e Policisë Italiane, misionin e Interforzës, Guardia di Finanza-s si edhe Universitetin i Dytë të Napolit, për kontributin dhe ndihmën e çmuar që po i japin Policisë Shqiptare.
Rezultat ishte projekti i Bashkimit Europian “SANCAS”, në të tre komponentët e tij, mbikëqyrjen ajrore, mbështetja në fushën e teknologjisë dhe trajnimi i njësive të specializuara për luftën kundër drogës.
Në vitin 2018, e filluam bashkëpunimin shumë herët,  për këtë skuadra e Guardia di Finanza filloi fluturimet ajrore të monitorimit prej datës 5 Prill 2018.
U kryhen 40% më shumë fluturime se vitin e kaluar.
Janë kryer gjithsej 69 misione  fluturime monitorime ajrore me 187 orë e 42 minuta fluturimi, ose 43h 26’ më shumë se në vitin 2017.
Në total për vitin 2018, nga Monitorimet Ajrore, janë identifikuar 675 bimë narkotike canabis sativa ose 4.642 bimë më pak se në vitin 2017.
Punë të pandërprerë kemi bërë për goditjen e aktivitetit kriminal të kultivimit të bimëve narkotike, nëpërmjet zhvillimit të veprimeve operacionale për asgjësimin e bimëve narkotike dhe kryerjes së veprimeve procedurale për dokumentimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve.

Rezultatet e arritura përgjatë vitit 2018 janë ndër më të mirat që nga fillimet e viteve 90.
• Evidentuam 263 vepra penale për kultivim të bimëve narkotike. 
• Janë implikuar 220 shtetas.
• Janë arrestuar e ndaluar 106 shtetas.
• Janë konstatuar janë asgjësuar 35.985 bimë narkotike.

E krahasuar me një vit më parë rezulton se janë:
• 30  raste kultivimi më pak
• 30.942 bimë narkotike më pak
• 9.689 fidanë/kubikë më pak

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miki: 14/02/2019 02:58

    Shikoni dhe nje here kapanonet dhe tunelet se kan filluar duke e mbjedhur brenda me drita tani stil anglez

    Përgjigju
  • Robshi: 13/02/2019 23:05

    Urime per raportet fjalimet rezultatet...ka vetem nje problem qe sado qe genjehet tufa mavi kriminelet sju lene rehat te shijoni rezultatet imagjinare...ju dhjeu pune ky 1 tonshi qe u kap sonte né darke...ta gezoni

    Përgjigju
  • Emigranti: 13/02/2019 16:14

    Prap mir 27 parcela nuk ja shtrijm doren armikut edhe kyt vit hahaha keshtu na ka msu partia

    Përgjigju
  • sifi: 13/02/2019 14:03

    Ideologu dhe mbesgtetesi i kanabizimit te vendit ishte dr.prof. Koco Kokedhima me leksionet qe ipte ne mbare jugun per kultivimin e kanabisit , ndersa sot ka narre fkamurin e luftes kynder tij

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston