Sipas deklaratës për shtyp të Policisë së Shtetit gjatë këtij viti (periudha: 1 Janar-15 Gusht) pikat kufitare të të gjithë vendit kanë përballuar një fluks, në hyrje dhe dalje, në total prej 9232850 shtetas dhe 2632822 automjete. Duke i krahasuar këto të fundit me shifrat e vitit 2013 (9138867 shtetas dhe 2284304 automjete) vihet re një rritje e ndjeshme e fluksit të udhëtarëve gjatë këtij viti.
Ndërsa foli për fluksin e vizitorëve që kanë hyrë dhe kanë dalë nga vendi ynë në këtë sezon turistik veror, Shefi i kufirit Merepeza, konstatoi për mediat se, në krahasim me vitin e kaluar, ka një rritje prej rreth 381 mijë shtetas më shumë. Gjithashtu në deklaratë saktësohet se dhe numri i shtetasve të huaj që kanë vizituar vendin tonë gjatë kësaj vere (gjer më 15 Gusht) është 1354404 persona.
Përtej publikimit të statistikave, në të cilat vihen re tendenca në rritje të fluksit të udhëtarëve, Policia e Shtetit në deklaratën e sajë për shtyp ka deklaruar se prej kohësh ka marrë masat për përballimin e situatës , si nga ana e lehtësimit të kalimit ne dogana por edhe në rritjen e sigurisë në vend. Në funksion të shpejtimit dhe të mos krijimit të rradhëve të gjata në kufi Policia e Shtetit deklaron se në pikat e kalimit me fluksin më të madh, janë shtuar 55 poste pune të kompletuara me personel dhe se punohet me sistem 12 orësh. Gjithashtu është raportuar për mediat se janë rritur dhe masat e sigurisë, jo vetëm në pikat kufitare por edhe në plazhe. Kjo e fundit, për tu ardhur ne ndihme shtetasve, sidomos ne rastet kur u rrezikohet jeta.
Më poshtë deklarata e plotë për shtyp e Policisë së Shtetit
Për zbatimin konkretisht në terren të masave të planifikuara në planet e masave dhe planet e vendosjes së shërbimeve në zbatim të detyrimeve të përcaktuara në Programin e Punës së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit nr. 3617, datë 26.05.2014 “Për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zona turistike dhe plazhe, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe menaxhimin e hyrje/daljeve në kufi, gjatë sezonit turistik 2014”, Policia Kufitare dhe Migracionit ka marre të gjitha masat për realizimin me korrektesë dhe cilësi të detyrimeve për sigurimin e jetës dhe qetësisë së pushuesve
Për këtë;
* Janë vënë në gjendje pune mjetet që ka në përdorim Policia Kufitare dhe Migracionit, duke u fokusuar në mbajtjen në gatishmëri të mjetet lundruese.
* Është punuar në bashkëpunim me DTI për mbajtjen në gjendje pune të sistemit TIMS në të gjitha PKK dhe sidomos në ato me fluksin më të madh.
* Janë shtuar postet e punës në PKK me fluksin më të madh, si: Morinë, Muriqan, Qafë Thanë, Kapshticë, Kakavijë, Qafe Botë, Durrës, Vlorë dhe Sarandë, dhe për mbulimin me punonjës punohet me orar të zgjatur.
* Në të gjitha stacionet e PKM ku ka plazhe, punonjësit e PKM kryejnë edhe detyra të policisë së rendit.
* Njësia e lëvizëshme territoriale e Kufirit dhe Migracionit (DELTA), ka vënë në gatishmëri në interes të sigurisë në kufi dhe në plazhe, personelin dhe mjetet ne përdorim.
* Në pikat e kalimit kufitar me fluksin më të madh, janë shtuar 55 poste pune të kompletuara me personel dhe punohet me sistem 12 orësh.
o PKK Muriqan punohet me 10 poste pune, + 6
o PKK Hani i Hotit punohet me 4 poste pune, + 2
o PKK Morinë punohet me 10 poste pune, + 6
o PKK Qafë Thanë punohet me 6 poste pune, + 2
o PKK Kapshticë punohet me 7 poste pune, + 3
o PKK Kakavijë punohet me 10 poste pune, + 4
o PKK Durrës punohet me 29 poste pune, + 15
o PKK Sarandë punohet me 3 poste pune, + 1
o PKK Qafë Botë punohet me 5 poste pune, + 3
o PKK Vlorë punohet me 11 poste pune, + 5
o PKK Rinas punohet me 16 poste pune, + 6
* Për muajin Qershor 2014 kane hyrë/dalë nëpërmjet PKK-ve 1261624 shtetas dhe 362185 mjete, ne krahasim me Qershor 2013 1022294 shtetas dhe 331304 mjete.
* Për muajin Korrik 2014 kane hyrë/dalë nëpërmjet PKK-ve 1774631 shtetas dhe 485000 mjete, ne krahasim me Korrik 2013 1704640 shtetas dhe 425722 mjete.
* Gjatë periudhës 01-15 Gusht 2013 është përballuar një fluks 1418686 shtetas dhe 360133 mjete, ne krahasim me te njëjtën periudhe te vitit 2013 1346134 shtetas dhe 306550 mjete.
* Nga 1 Janari deri 15 gusht 2014 kane hyre/dale nëpërmjet PKK-ve 9232850 shtetas dhe 2632822, krahasuarmevitin 2013, 9138867 shtetas dhe 2284304 mjete.
* Për periudhën e sezonit PKM ka përballuar një fluks hyrje dalje 4454941 shtetas dhe 1207318 mjete, krahasuar me 2013 kane qene 4072968shtetas dhe 1063576mjete. Kane lëvizur nëpërmjet PKK-ve 381973 me shume shtetas dhe 143732 mjete.
* Gjate kësaj periudhe kane hyre 1354404 shtetas te huaj ne territorin tone.
o Të ndara sipas PKK me fluksin me te madh, shtetas dhe mjete;
1. Morine 442703 shtetas
2. Muriqan 178080 shtetas
3. Kakavije 124736 shtetas
4. Qafe Thane 113685 shtetas
5. Kapshtice 111164 shtetas
6. Rinas 108142 shtetas
7. Durres 107867 shtetas
Gjithashtu PKM ka detyra specifike edhe për sigurinë ne plazhe, për tu ardhur ne ndihme shtetasve, sidomos ne rastet kur u rrezikohet jeta.
Policia e Shtetit është e angazhuar për ta mbyllur me sukses detyrën e saj edhe për sezonin turistik veror 2014.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)