Me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Policia e Shtetit ka përcjell urimet për Policinë e Kosovës dhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, përmes një mesazhi uroi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha.

“Kjo ditë përfaqëson sakrificën dhe përkushtimin e popullit të Kosovës drejt forcimit të shtetit dhe institucioneve demokratike. Policia e Kosovës ka dëshmuar profesionalizëm dhe partneritet të besueshëm në garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe në forcimin e bashkëpunimit rajonal kundër krimit të organizuar. Jam i bindur se bashkëpunimi ynë i shkëlqyer do të vijojë të thellohet edhe më tej, në funksion të sigurisë së qytetarëve tanë dhe stabilitetit të rajonit”, shprehet Proda.

Policia e Shtetit rikonfirmon vullnetin për bashkëpunim të ngushtë dhe të qëndrueshëm me Policinë e Kosovës, në shërbim të sigurisë dhe rendit publik.